Meta: Do rikandidoj për kryetar të LSI-së
DURRËS Në mbledhjen e aktivit të LSI-së Durrës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 8 Majit tregoi forcën reale të kësaj partie. Gjatë takimit kryetari i LSI-së tha se partia që ai drejton mori mbi 600 këshilltarë në të gjithë vendin. Gjatë takimit Meta ka deklaruar se do të rikandidojë për kryetar të LSI-së. Rezultati i 8 Majit, sipas tij, është një motivim dhe detyrim për të kandiduar Në të njëjtën kohë, Meta ka kërkuar organizim të strukturave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. ”Zgjedhësit shqiptarë besojnë te LSI-ja për politikën tonë konstruktive. Ne ofruam Paktin Kombëtar, por u refuzua nga politika e konfliktit. Nëse do të reagonim në kohë ndaj 12 kushteve të BE-së, ne do ta fitonim statusin,” - tha Meta.