E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi në Vlorë, Braçe: Nuk kemi aleatë, por pazarxhinj

TIRANË Pas votimit në Vlorë për drejtimin e këshillit të qarkut, deputeti i PS-së, Erion Brace, ka reaguar në faqen e tij në Facebook. “Përfundimisht, ne nuk kemi aleatë, por pazarxhinj; njëherësh dhe kryetarë të partive aleate që nuk kanë më ndikim mbi njerëzit e tyre! Nga Saranda ku nisi dy muaj më parë deri sot në Vlorë, na kanë shitur: këshilltarët e PDK-së, të PSD-së, të PDS-së, të PUK-së, të PSV91, të PBDNJ!!! Natyrisht si përherë edhe këshilltarë socialistë! Ky është sistemi ku bën qejf tradhtia. Ky sistem duhet shembur!!!!!!”, - shkruan Braçe në Facebook. Deputeti socialist theksoi se një fenomen i tillë është histori burrash, që shiten e blihen. “Natyrisht që nuk është as punë kandidatësh! Është e thjeshtë: Sado gabime të bëjë kryetari, apo sido që të jetë kandidati, unë nuk gjej dot asnjë arsye të votoj kandidatin e Sali Berishës! Vota në këshillin e qarkut nuk është individuale, por e deleguar nga socialistët! Për turp e paçin që të gjithë!”, - shkruan Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›