Meta: Duhet lidership i ri për të dalë nga kriza
Me mijëra qytetarë kanë mbështetur mitingun e madh të LSI-së në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, në qytetin e Korçës. Duke marrë fjalën në këtë mjedis kreu i LSI, theksoi se dy janë shtyllat kryesore të programit të LSI, punësimi dhe dinjiteti i qytetarëve, ndaj dhe besoj se ju do të votoni për programin tonë. Jam sot këtu, tha Meta për t’ju uruar fitoren e kandidatëve tanë të mrekullueshëm të Korçës, Devollit, Pogradecit, etj. Duke vazhduar më tej, Meta u shpreh se unë jam sot këtu, jo vetëm se dhe më pak se një muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, por unë jam sot këtu, sepse Shqipëria është në krizë, sepse shqiptarët janë duke përjetuar një varfëri në rritje dhe një kosto jetese të papërballueshme. Unë jam sot këtu, sepse shqiptarët janë të papunë dhe të pashpresë dhe unë së bashku me ekipin e LSI kemi një plan konkret për t’ju ofruar punë të gjithë shqiptarëve dhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre nga keqqeverisja dhe varfëria. Kreu i LSI theksoi se unë jam sot në Korçë për t’ju thënë të gjithë fermerëve se Ilir Meta dhe Qeveria jonë nuk do të lejojë që prodhimet e tyre të kalben, se Ilir Meta dhe se LSI kanë një Plan konkret për të shpëtuar bujqësinë e për ta kthyer në faktor të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit”. Për kreun e LSI-së, programi i saj i punësimit do të garantojë hapjen e mijëra vendeve pune. “Ne kemi një plan të qartë për të hapur 100 mijë vende të qëndrueshme pune në katër vitet e ardhshme, tha Meta, duke shtuar se ne kemi një program të qartë për të ofruar të paktën një vend pune për çdo familje të varfër në qarkun e Korçës dhe në të gjithë Shqipërinë. Prandaj, dy janë shtyllat e programit të LSI punësimi dhe dinjiteti i qytetarëve ndaj dhe besoj se ju do të votoni për programin tonë. j.gj