E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta-Fratini nënshkruajnë protokollin 51 milionë eurosh



Ministri i Jashtëm Ilir Meta nënshkroi dje me homologun e tij italian Franko Fratini protokollin e bashkëpunimit për zhvillim për periudhën 2010-2012 me vlerë prej 51 milionë euro. Në këtë kuadër, Fratini tha se Duke u ndalur në argumentin e heqjes së barrierës së vizave, z.Meta pohoi se Frattini është arkitekti i procesit për liberalizimin e vizave. Ai evidentoi se “Qeveria shqiptare ka bërë një progres spektakolar në të katër blloqet, dhe të gjitha detyrimet teknike për ne janë të përmbushura”. Ndërsa z.Fratini vlerësoi se Shqipëria ka kryer me të vërtetë hapa përpara në integrimin e saj duke siguruar menjëherë më pas, se “Italia do të punojë fort që procedura e njohjes së statusit të kandidatit për Shqipërinë, të përfundojë brenda këtij viti”. “Synimi ynë politik, - tha Frattini, - është përfitimi i një propozimi pozitiv për vizat nga Komisioni para fundit të muajit maj”. Në takimin mes Fratinit dhe Metës si dhe në konferencën e përbashkët për shtyp, një vend të veçantë zuri dhe argumenti politik në vend. Frattini theksoi se zgjedhjet janë monitoruar nga OSBE-ODHIR, dhe rezultatet janë gjykuar “si absolutisht të rregullta duke respektuar sistemin e zgjedhjeve elektorale”.

13 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›