Meta-Glover, diskutojnë për problemet në procesin e kartave
Lideri i LSI, Ilir Meta zhvilloi pasditen e djeshme një takim me Shefen e Misionit të ODIHR-it, znj.Glover. Gjatë këtij takimi, Meta dhe Glover diskutuan për problemet kryesore që hasen në realizimin e standardeve të zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Kemi kërkuar për të sqaruar këto procedura kaq të ngarkuara, dhe së dyti kemi kërkuar që Qeveria të tregojë një vullnet të sinqertë për të mbështetur nga pikpamja logjistike të gjithë procesin që të mos zvarritet deri tani, se përndryshe kemi një ambient kontestues të procesit të ardhshëm zgjedhor që nuk është në interes të vendit tonë, ka deklaruar kreu i LSI, Ilir Meta, pas takimit të zhvilluar me znj. Glover. Meta ka shtuar gjithashtu se gjatë këtij takimi është shprehur shqetësimi lidhur me transparencën e mediave dhe njëkohësisht me përpjekjen artificiale të të dyja forcave politike për të përjashtuar nga debatet në radhë të parë Lëvizjen Socialiste për Integrim, që tregon qartë një frikë nga mungesa e argumenteve për ballafaqimin për çështjet më të rëndësishme, që ka vendi dhe që kanë qytetarët. Një tjetër pikë në të cilën është diskutuar me Metës dhe Glover ka qenë marra e masave për të patur të gjitha standardet e premtuara në Kodin elektoral, lidhur me administrimin e procesit të dytë në zgjedhje. Dita e zgjedhjeve është gjithashtu shumë e rëndësishme sesa vetë fushata zgjedhore, dhe natyrisht kemi shprehur rezervat tona lidhur me vullnetin e deritanishëm në radhë të parë të qeverisjes dhe të mazhorancës për zgjedhje të lira dhe të ndershme me 28 Qershor në Shqipëri, deklaroi më tej Meta, duke shtuar se njëkohësisht gjatë takimit LSI ka treguar disponibilitetin më të madh për të bashkëpunuar me OSBE-ODIHR, për të performuar me të gjithë faktorët e tjerë, të cilët kanë një rol për të luajtur për mbarëvajtjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, por njëkohësisht sipas tij shumë të rëndësishëm edhe për NATO, pasi Shqipëria është një vend i ri anëtar i NATO-s. Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë vetëm me kredibilitetin e Shqipërisë, por dhe me kredibilitetin e kësaj aleance lirie dhe demokracie në radhë të parë dhe së dyti dhe për Bashkimin Europian, pasi Shqipëria është një vend që aspiron të fitojë pak me vendin kandidat, gjë që nuk mund të ndodhë pa realizuar një standard të ri me zgjedhje të lira dhe të ndershme me 28 Qershor, ka përfunduar Meta.