E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha thërret ekspertë të huaj për emergjencën në argjinaturën e Dajçit

13-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm ka vizituar dje bazën e Gjadrit, ku ka patur një konsultë me njërin nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë në fushën e emergjencave në riparimin e argjinaturave, lidhur me ndërhyrjet e pritshme në argjinaturën e Samrishtit


Ndërsa situata e shkaktuar nga përmbytjet në veri të vendit po shkon drejt përmirësimit dhe ka një rënie të nivelit të ujit në komunën më problematike dhe më të izoluar, atë të Dajçit, vëmendja është përqendruar aktualisht tek riparimi i argjinaturës së Samrishtit. Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, i cili drejton operacionin e emergjencës në Dajç, pati dje një takim me një grup ekspertësh ndërkombëtarë të profilizuar në riparimin e argjinaturave. Ministri Basha u prezantoi atyre zonën problematike nëpërmjet hartave dhe nëpërmjet vëzhgimit nga ajrit, e diskutoi me ta mënyrat e ndërhyrjes për riparimin e argjinaturës së Samrishtit. Vetë ekspertët, pasi kanë parë argjinaturën theksuan se nëse ndërhyhet me materiale të sjella nga ajri, atëherë kjo e çarë mund të mbyllet për një ditë e kjo, pasi ende rrugët që të çojnë në Dajç, janë të pakalueshme. Nga ana tjetër, vijojnë operacionit e shpërndarjes së ushqimeve për banoret dhe koncentratit për bagëtitë sikundër edhe ajo e veshmbathjeve. Një sasi e konsiderueshme me xhupa u është shpërndarë banorëve për të përballuar temperaturat e ulëta të cilat kanë përfshirë këto ditë vendin tonë e sidomos zonën e Nënshkodrës. Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, ishte edhe në bazën e Gjadrit, ku shprehu mirënjohjen për kontributin që trupat e përfshirë në aksionet e Shtabit të Emergjencës, kanë dhënë për përballimin e situatës. Baza e Gjadrit është vendgrumbullimi kryesor i të gjitha ndihmave që u shpërndahen banorëve të prekur nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›