Haiti shkatërrohet nga tërmeti. Ndërkombëtarët ofrojnë ndihmë
Një tërmet I fuqishëm godet Haitin, shtetin më të varfër të Amerikës. Lëkundjet e tokës kanë shkatërruar kryeqytetin e ishullit Port-au-Prince si dhe pjesë të tjera të vendit. Si pasojë flitet për mijëra të vdekur, ndërkohë që nën gërmadha dyshohet të jenë me qindra të tjerë. Rrugët janë të mbushura me njërëz pa jetë apo të tjerë që luftojne për të mbijetuar nga plagët e marra.
Mediat e huaja citojnë një korrespondent të Kombeve të Bashkuara në Nju
Jork sipas të cilit konsiderohen të zhdukur disa bashkëpunëtorë të
organizates në Haiti. Kuartieri Qendror i Trupës paqëruajtëse të Kombeve
të Bashkuara është dëmtuar rëndë, po ashtu edhe pallati presidencial.
Vendi është në masë të madhe i izoluar nga bota e jashtme. Lidhjet
telefonike nuk funksionojnë më, porvetëm me anë të internetit dhe me
satelit arrijnë disa informacione. Tërmeti me fuqi prej 7 ballë sipas
shkallës Richter është më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në Haiti.
Vendit të gjunjëzuar nga lëkundjet e tokes i janë ofruar ndihmat e para.
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një ekip të reagimit ndaj
katastrofave, si dhe ndihma materiale e pajisje shpëtimi, ndërsa Banka
Ndër Amerikane e Zhvillimit do të japë 200 milion dollarë në formë
ndihmash emergjente për Haitin. Franca thotë se do të dërgojë dy avionë
me ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare. Ndihmë ka ofruar edhe Venezuela
e cila do të dërgojë avionë me ushqime, medikamente dhe ujë të pijshëm.
Elona Mamushi