Meta: Kushtet për bashkëpunim me Ramën
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i kërkon kryetarit socialist, Edi Rama, që t’i japë fund tani, në këtë moment bashkëpunimit me kreun e mazhorancës, Sali Berisha. Meta e sheh në disa prizma bashkëpunimin Rama-Berisha, mes të cilave nuk përjashton as mundësinë që bashkëpunimi me mazhorancën është dëshira për të eliminuar LSI-në. Ai nuk e sheh tabu dialogun me Edi Ramën, por duket se ka ardhur koha e ultimatumit, ose të shkëpusë marrëdhëniet me Berishën momentalisht, ose bashkëpunimi PS-LSI do të ishte me një kryetar të ri. “Rama me mendjelehtësi mendon se i mjafton aleanca me Berishën për të eliminuar LSI-në, por do të zhgënjehet rëndë. Nëse Rama shkëputet nga Berisha, dyert e bashkëpunimit me LSI-në janë të hapura, por tani, e jo pasi të prishë dhe atë ç’ka mbetur e që mund të ndreqet nga reforma zgjedhore. Përtej kësaj vije të kuqe, e vetmja rrugë për PS-në për të bashkëpunuar me LSI-në do të mbetej distancimi nga kryetari i saj dhe zgjedhja e një tjetri”, - shprehet Meta. Në një intervistë për “Standard”, kryetari i LSI-së analizon marrëdhëniet mes dy partive të majta, mundësitë për dialog, si dhe përgatitjet e kësaj partie për të dalë edhe e vetme në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Meta analizon sesionin parlamentar që sapo u mbyll, ku pranon se opozita e drejtuar nga Edi Rama u nënshtrua ndaj mazhorancës për hir të interesave ekonomike, çka solli humbjen e saj në luftën parlamentare. Sa për objektivat, sipas tij, nuk ka asnjë të tillë të realizuar nga PS-ja e Edi Ramës.
Z. Meta, sapo u mbyll sesioni i radhës në Parlament, sesion që shënoi jo pak surpriza si në trafikun e deputetëve në miratimin e nismave ligjore, ashtu edhe në raportet mes grupeve parlamentare. Si i shihni zhvillimet në gjashtë muajt e fundit brenda mureve të Kuvendit?
Për mua, ky Parlament nuk ka sjellë asnjë surprizë, por përkundrazi, ka pasur ato sëmundje që i pata paralajmëruar dhe denoncuar që para zgjedhjeve të vitit 2005. Ky është Parlamenti i mega Dushkut, që e arriti kulmin e ilegjitimitetit të tij në natën e 21 prillit kur shkatërroi Kushtetutën e vendit, ligjin më cilësor të miratuar në këto vite të demokracisë. Natyrisht, kuvendarët e dalë nga mashtrimi elektoral i mega Dushkut, nuk mund të tregonin as integritet, dhe as kapacitet për të miratuar ligje të mira për këtë vend, në këtë fazë të rëndësishme të proceseve tona integruese. Përveç kësaj, Kuvendi ka qenë arena që ka përjetuar edhe arrogancën në rritje të kësaj mazhorance, e konkretizuar nga drejtimi skandaloz i zonjës Topalli, që ka qenë veçse një kopje e denjë e Berishës. Kuvendi ka përjetuar edhe depersonalizimin e deputetëve, në kthimin e tyre në kartona të bindur të kryetarëve të tyre, sidomos pas miratimit të sistemit zgjedhor me lista të mbyllura. Pra, mund të thuhet se ky është Kuvendi me ilegjitim dhe i depersonalizuar i gjithë periudhës së demokracisë, dhe si i tillë, nuk pritej të jepte produkt tjetër.
Një vit më parë, ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi se në sesionin ku u zgjodh Presidenti i Republikës, opozita doli me rezultate humbëse pa i arritur objektivat. A mund të thuhet e njëjta gjë edhe për këtë sesion?
Të gjithë kujtojmë mënyrën aspak serioze të sjelljes së PS-së në kohën e zgjedhjes së Presidentit, kur nuk u arrit as të caktohej një kandidat unik për këtë qëllim. Kjo sjellje e PS-së ishte pasojë e mungesës së objektivave të qarta politike, por edhe e mungesës së stabilitetit politik brenda saj. Bllokimi i zgjedhjes se Presidentit dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme, si dënim për qeverisjen e dështuar të Berishës, ndonëse i sanksionuar edhe në marrëveshjen e koalicionit opozitar, nuk u shtrua asnjëherë si opsion nga PS-ja, ndonëse ishte objektiv i rëndësishëm politik i saj. Pas tragjedisë së Gërdecit, adoptimi i detyruar i filozofisë së lejimit të konsumimit të plotë të mandatit qeverisës së Berishës, si pasojë e marrëveshjes së dyshimtë midis Ramës dhe Berishës, natyrisht e kompromentoi forcën opozitare të PS-së, dhe roli i saj opozitar erdhi e u dobësua në vend që të forcohej. Në këto kushte, nuk mund të flitet as për objektiva të një opozite konstruktive që paraqet alternativa për reforma, pasi çdo veprim i derisotëm i lidershipit të PS-së ka qenë në funksion të marrëveshjes të kryetarit të saj me Sali Berishën, dhe jo të realizimit të ndonjë reforme. Nuk kemi asnjë reformë madhore të realizuar, as në drejtësi, as reformë zgjedhore, përkundrazi, kemi kaos institucional pas shkatërrimit të ligjshmërisë, pavarësisë së institucioneve, mekanizmit të kontrollit e balancës, si pasojë e ndryshimeve kushtetuese. Dhe së fundmi, po del në dritë edhe ana ekonomike e marrëveshjes së lidershipit të PS-së me Berishën. Në këto kushte, nuk e di për çfarë objektivash politike të PS-së mund të flasim.
Në gjysmën e këtij sesioni LSI-ja u paraqit e vetme në Kuvend si parti opozitare edhe ndaj PD-së, edhe ndaj PS-së. Po ju, i keni arritur synimet tuaja?
Pas ndryshimeve në mënyrë mafioze të Kushtetutës në natën e 21 prillit, objektivi ynë madhor ka qenë ruajtja e kushtetutshmërisë dhe pavarësisë se institucioneve në vend, kthimi i Kushtetutës në gjendjen e mëparshme nëpërmjet realizimit të një referendumi. Këtij objektivi iu bashkuan edhe mjaft personalitete të shoqërisë civile duke krijuar një Komitet për Mbrojtjen e Kushtetutës. Ndërsa realizimi i referendumit gjendet akoma në fazën e shqyrtimit ligjor, ajo që mund të thuhet me bindje është se ka një rritje të jashtëzakonshme të ndjeshmërisë së qytetarëve për atë që ka ndodhur dhe për pasojat e mundshme. Por LSI-ja ka realizuar gjithashtu një aktivitet politik aktiv, duke denoncuar në vijimësi, me forcë e kurajo, kapjen e shtetit nga interesat e një kaste dypartiake PD-PS, që për momentin qytetarët e kanë identifikuar me mafien e ndërtimit që po shkatërron klubet sportive dhe çdo ambient të gjelbër që i ka mbetur Tiranës.
Çfarë i mungoi opozitës në performancën e saj gjatë gjithë këtyre muajve?
Një pjese të opozitës i ka munguar opozitarizmi i vërtetë e i guximshëm, pasi lidershipi i saj është kapur nga mazhoranca në rrjetën e interesave mafioze ekonomike, duke u detyruar të bëjë pseudoopozitë të heshtur. Natyrisht, në kuptimin politik, kjo përkthehet në mungesë të vizionit, moralit e kurajos së saj për të kryer misionin opozitar dhe justifikimin e kësaj impotence opozitare me teori si ajo e “konsumimit të plotë të pushtetit të kësaj mazhorance” apo “se na kanë thënë në ambasada që mos e trazoni shumë Saliun”. Mendoj se një arsye themelore e mungesës së opozitarizmit të mirëfillte është edhe fakti që lidershipi i PS-s]ë, personalisht, nuk ka qenë kurrë në opozitë, por gjithnjë ka qenë administrator i një pjese pushteti. Kjo ka bërë që ai të mos njohë e të mos respektojë vullnetin e socialistëve të vërtetë për t’i dhënë fund keqqeverisjes së Berishës.
Le të mbetemi te opozita. Prej muajsh LSI-ja ka shpallur ndarjen nga koalicioni me Partinë Socialiste, duke krijuar edhe një koalicion të ri. Vazhdoni ende të jeni i bindur se kjo ishte rruga që duhet të ndiqnit?
Ishte PS-ja që e prishi marrëveshjen bazë të këtij koalicioni me LSI-në dhe partitë e tjera opozitare, menjëherë pas zgjedhjeve vendore të shkurtit 2007, duke preferuar të bëjë marrëveshje me Berishën, gjë që u denoncua nga të gjitha partitë e tjera të koalicionit opozitar. Shkatërrimi i Kushtetutës, vepra më e mirë e qeverisjes socialiste, dhe përzgjedhja e një sistemi zgjedhor me qëllimin për të rritur artificialisht rezultatin zgjedhor të PS-PD-së, ishin pikërisht disa nga produktet e kësaj marrëveshjeje. Me sistemin zgjedhor që PS-ja zgjodhi me PD-në, ajo shpalli edhe konkurrimin me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme, dhe jo bashkëpunimin si dy forca të së majtës. Kjo ishte një rrugë që na u imponua nga tradhtia e lidershipit të PS-së, prandaj zgjodhëm rrugën më të drejtë. Por sa me shumë kalon koha, dhe sa më shumë afera të marrëveshjes Rama-Berisha dalin në dritë, aq më shumë jemi të bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur.
Mendoni se sulmet dhe kundërsulmet mes LSI-së dhe PS-së sjellin një hutim të elektoratit, veçanërisht atij të majtë, çka mund të sjellë pasoja në 2009-ën?
Jam i bindur dhe shoh çdo ditë se qytetarët shqiptarë kanë kuptuar atë që përfaqëson lidershipi i sotëm i PS-së, aferat e tij me Berishën, por edhe vërtetësinë dhe opozitën pa kompromis që LSI-ja i bën atij dhe qeverisjes së tij të dështuar. “Hutimi i elektoratit” është një abuzim i lidershipit të PS-së i cili do të mbulojë të vërtetën mbi kursin e ri politik që ky lidership ka zgjedhur, atë të bashkëpunimit me Berishën në dëm të qytetarëve që përfaqëson, në dëm të të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Zgjedhjet e Kasharit, ndonëse zgjedhje të pjesshme, ishin një tregues simbolik se qytetarët nuk hanë atë që i serviret nga montazhet televizive apo tribunat e monologjeve, por analizojnë në thellësi se pse lidershipi i PS-së nuk po i mbron ashtu siç duhet nga barra e madhe që po i vë çdo ditë jetës së tyre qeverisja e Berishës, se pse nuk po mbahen premtimet që i janë bërë për shërbime më të mira në Tiranë, për ajër më të pastër, për ujë e rrugë më të mira, për gjelbërim e terrene sportive më shumë, pra për jetë më të mirë. Qytetarët nuk janë aspak “të hutuar” nga çfarë po ndodh, por të zhgënjyer nga nëpërkëmbja e interesave të tyre. Ata po ripozicionohen çdo ditë e më shumë duke e ndier LSI-në si përfaqësuesen kryesore të tyre.
Është e përgatitur LSI-ja për të dalë e vetme në zgjedhjet e 2009-ës?
LSI-ja nuk i trembet konkurrimit e vetme në zgjedhje. Kështu ndodhi edhe në 2005-ën kur nuk kishte shumë kohë që ishte krijuar. Tashmë, situata është krejtësisht e ndryshme nga më përpara. Vetë LSI-ja ka pasur një proces të vazhdueshëm rritjeje, me zgjerim e konsolidim të strukturave të saj, por edhe të mbështetjes elektorale. Me një koalicion të ri, ne jemi të bindur se në zgjedhjet e ardhshme LSI-ja do të jetë fituesi i madh dhe do të rikonfigurojë të gjithë peizazhin tradicional zgjedhor në vend.
Ka njerëz të bindur, si në politikë, por edhe njerëz të thjeshtë, që bashkëpunimi mes jush dhe z. Rama është i pashmangshëm. A ka mundësi për t’u bashkuar në prag të zgjedhjeve?
Bashkëpunimi im me zotin Rama nuk është një tabu. Përkundrazi, unë e kam mbështetur pa rezerva zotin Rama, si në kohën e mandatit të tij të parë si kryetar bashkie, ashtu edhe në fitoren e mandatit të tij të tretë. Çështja nuk qëndron tek bashkëpunimi me të si person, por tek kursi që ai i ka dhënë PS-së, tek zgjedhja qe ai ka bërë, duke injoruar interesat e socialistëve të thjeshtë, pra të pjesës dërrmuese të PS-së. Ai ka preferuar të ndjekë interesat e tij personale dhe të një klani të vogël në PS, duke bashkëpunuar me Berishën. Po kështu luajalitetin që LSI-ja tregoi me të, ai ka vendosur të na e “shpërblejë” me aleancën e tij me Berishën vetëm për të goditur LSI-në në mënyrë të pandershme e monstruoze, gjë që provohet nga të gjitha përpjekjet e tyre për të prishur zgjedhjet dhe përfaqësimin e drejtë e të ndershëm të shqiptarëve. Rama me mendjelehtësi mendon se i mjafton aleanca me Berishën për të eliminuar LSI-në, por do të zhgënjehet rëndë. Nëse Rama shkëputet nga Berisha, dyert e bashkëpunimit me LSI-në janë të hapura, por tani, e jo pasi të prishë dhe atë ç’ka mbetur e që mund të ndreqet nga reforma zgjedhore. Përtej kësaj vije të kuqe, e vetmja rrugë për PS-në për të bashkëpunuar me LSI-në do të mbetej distancimi nga kryetari i saj dhe zgjedhja e një tjetri.
Jashtë daljeve apo qëndrimeve publike, a ka pasur tentativa konkrete për të rënë dakord me PS-në?
Të gjitha kërkesat dhe përpjekjet tona për bashkëpunim me PS-në, sidomos për çështjet e Kodit Zgjedhor, janë të hapura e publike. Kështu, ka rreth dy javë që kryetari i grupit tonë parlamentar ka kërkuar një takim me të për të diskutuar çështjet e reformës zgjedhore dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, gjë që tregon qartë se interesat e mafies së ndërtimit nuk pranojnë dialog për të garantuar të drejtën e votës së gjithë shqiptarëve. Aq më keq për ta.