E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kutitë nuk hapen kurrë. Rama të dëgjojë zërat brenda PS

Zv/kryeministri: Kreu i Partisë Socialiste duhet të heqë dorë nga thirrjet e dhunshme

Zv/kryeministri shqiptar dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur dje liderit të opozitës, Edi Rama, duke i kërkuar heqjen dorë të kërkesës për hapjen e kutive të votimit. Duke folur në ceremoninë e hapjes së ambasadës sllovake në Tiranë, shefi i diplomacisë që është dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i ka bërë thirrje Ramës që të “dëgjojë eksponentët brenda Partisë Socialiste të cilët kërkojnë rikthimin në Kuvend. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur në emër të qeverisë pas qëndrimit të kreut të opozitës një ditë më parë në emisionin “Top Story” në “Top Channel”. Meta ka paralajmëruar ish-aleatin e tij se “ka ardhur koha që kryetari i PS-së të heqë dorë nga thirrjet e dhunshme për të përmbysur qeverinë me dhunë. Ka ardhur koha që të reflektojë dhe të dëgjojë mesazhet e ndërkombëtarëve, por edhe mesazhet e qeverisë, mazhorancës, madje do të thosha edhe mesazhet e shumë zërave të njohur brenda PS-së apo në opozitë që janë kundër kësaj sjelljeje apo që në fund të fundit është një sjellje shumë e vjetër, e lënë tashmë pas nga Shqipëria dhe shqiptarët”. Duke komentuar projektrezolutën e reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, numri dy i ekzekutivit ka theksuar se “Ngritja e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit është në radhë të parë një kërkesë e vetë qeverisë dhe mazhorancës, e cila ka bërë publike vullnetin e saj për transparencë të plotë për të hetuar për gjithçka e cila ka të bëjë natyrisht me ato pretendime që janë ngritur nga opozita, por që sigurisht nuk cenojnë Kushtetutën dhe nuk cenojnë pavarësinë e gjykatave. Kështu që mazhoranca dhe qeveria, kanë bërë të qartë se janë të hapura për ta krijuar këtë komision, madje dhe për t’i dhënë edhe shumicën në këtë komision opozitës, gjë që nuk është e zakonshme, sepse shumica gjithmonë i takon mazhorancës. Ky është një tregues i vullnetit të saj dhe tolerancës në këtë drejtim”. Ndërkaq, Meta ka përshëndetur përfshirjen e kreut të shtetit në rolin e tij si mediator në zgjidhjen e krizës. “Presidenti i Republikës është një figurë shumë e respektuar nga të gjithë, në veçanti edhe nga LSI-ja dhe nga unë personalisht. Mendoj se përpjekjet e tij dhe mesazhet e tij kanë qenë shumë të qarta dhe konstruktive, kanë qenë në një linjë edhe me pozicionin e tij kushtetues, por dhe në një linjë me ato të faktorit ndërkombëtar”, ka deklaruar se “Ngritja e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit është në radhë të parë një kërkesë e vetë qeverisë dhe mazhorancës, e cila ka bërë publike vullnetin e saj për transparencë të plotë për të hetuar për gjithçka e cila ka të bëjë natyrisht me ato pretendime që janë ngritur nga opozita, por që sigurisht nuk cenojnë Kushtetutën dhe nuk cenojnë pavarësinë e gjykatave. Kështu që mazhoranca dhe qeveria, kanë bërë të qartë se janë të hapura për ta krijuar këtë komision, madje dhe për t’i dhënë edhe shumicën në këtë komision opozitës, gjë që nuk është e zakonshme, sepse shumica gjithmonë i takon mazhorancës. Ky është një tregues i vullnetit të saj dhe tolerancës në këtë drejtim”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›