E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Rama, presion Komisionit Hetimor për të fshehur dosjet e korrupsionit në bashki

Drejtoresha juridike e e Bashkisë: Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
Edi Rama mesa duket ka frikë nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur ndaj tij për dhënien e lejeve të ndërtimit, dhe nga ana tjetër kërkon edhe fshehjen e korrupsionit nëpërmjet këtyre lejeve. Pretendimet e tij si dhe aferat korruptive përpiqet ti fshehë pas deklaratave komision antikushtetues, i jashtëligjshëm. Nëse dhënia e lejeve të ndërtimit është bërë sipas ligjit dhe në mënyrë transparente, atëherë përse kryebashkiaku i Tiranës, i trembet këtij komisioni, n hetimor gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të parlamentit. që sipas tij ka shkelur ligjin sepse nuk mund të ngrihet një komisioNëse kjo bashki ka dokumentacion të rregullt dhe ka zbatuar ligjshmërinë pse duhet të kontestojë hetimin e dokumentacionit të procedurave që ka zbatuar me lejet e ndërtimit, tenderimet, apo përdorimin e parave të taksapaguesve?  Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një bunker hermetik në mes të Tiranës, ku nuk mund të hyjë asnjë institucion ligjor për të kontrolluar. Tashmë kryebashkiaku i Tiranës ka pezulluar institucionet kryesore që kanë të bëjnë me zbatueshmërinë e ligjit nëpërmjet blerjes me leje ndërtimi apo dhe me poste në Bashki. I vetmi mjet për të kontrolluar Edi Ramën dhe shpërdorimet e rrjedhura prej punës së tij në krye të bashkisë ishte komisioni Hetimor Parlamentar. Në të vërtetë mazhoranca këtë veprim nuk po e kryen për të vënë në vend padrejtësinë, por  nëpërmjet këtij komisioni kërkon të grumbullojë fakte për kryebashkiakun, fakte të cilat do  përdoren kundër tij në fushatën elektorale.   
Reagimi i Bashkisë
 Ndërkohë që nga ana e saj, Partia Demokratike këmbëngul se çdo gjë po zhvillohet brenda ligjit dhe po zbatohet vetëm ligji, drejtoresha Juridike në Bashkinë e Tiranës, Migena Vishka ka deklaruar se Bashkia duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për ngritjen e këtij komisioni, i cili sipas saj është cilësuar i jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Pasi kam shqyrtuar kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë mbi të cilat ngrihen komisionet hetimore parlamentare, rezulton se komisioni parlamentar është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues dhe nuk mund të prodhojë asnjë pasojë ligjore. Ngritja e komisionit vjen në kundërshtim të plotë me nenin 4, pika 6 të ligjit Nr. 8891, datë 02.05.2002 për Organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit, i cili përcakton se këto komisione nuk mund të ngrihen 4 muaj para mbarimit të afatit të mandatit të parlamentit, u shpreh Vishka. Drejtorja juridike pranë Bashkisë së Tiranës ndër të tjera ka theksuar se i ka propozuar kryetarit të Bashkisë, Rama ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar këtë vendim si të papajtueshëm me Kushtetutën. I kam propozuar kryetarit të Bashkisë Edi Rama, ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shpallur antikushtetues këtë komision hetimor dhe shfuqizuar këtë vendim si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe njëkohësisht për të marrë masën e pezullimit dhe zbatimit deri në shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese, ka deklaruar ajo. Duke shpjeguar juridikisht ligjin ajo sqaroi Vishko sqaroi se në vendimet e Gjykatës Kushtetuese duket qartazi se Parlamenti i Shqipërisë nuk mund kurrsesi të hetojë një pushtet të pavarur si pushteti lokal. Ky komision është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet themelore të sanksionuara në të duke përfshirë, parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve (neni 7) si dhe parimin e autonomisë vendore (neni 13). Vendimet e Gjykatës Kushtetuese (Nr. 18/2003; apo vendimi Nr. 26/2006), shprehen qartazi se Parlamenti i Shqipërisë nuk mund kurrsesi të hetojë një pushtet të pavarur si pushteti lokal, nënvizoj drejtoresha juridike në Bashkinë e Tiranës. Komisioni hetimor për procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit, i miratuar me një vendim të Kuvendit ka objekt hetimin e mënyrave abuzive, klienteliste e në konflikt interesi në Bashkinë e Tiranës, duke krijuar një kartel të paligjshëm ndërtimi.   
Kuvendi i Shqipërisë miratoi më datë 23 prill, ngritjen e komisionit hetimor për procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit, në Bashkinë e Tiranës. Ky komision ngrihet në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend, ku kryetari i Bashkisë është edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Partisë Socialiste. Është herë e dytë që për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kërkohet një hetim parlamentar. Në vitin 2003, kryebashkiaku u hetua nga një komision hetimor me akuzën e shpërdorimit të fondeve publike.

Last Updated on Monday, 27 April 2009 12:05

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›