Meta: “LSI-ja do të konkurrojë e vetme në zgjedhje dhe do të jetë fituese e tyre”
Kreu i LSI-së: “Dhunimi i Kushtetutës dhe sajimi i Kodit, gabim i pafalshëm i lidershipit të PS-së”. Meta: “Shprehim keqardhjen për mungesën e vullnetit të Ramës për të bashkëpunuar për Kodin Zgjedhor”
Shaban Sulçe
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, konfirmon rrëzimin e çdo mundësie të bashkëpunimit parazgjedhor me Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Meta deklaroi se LSI-ja do të dalë e vetme në zgjedhje dhe do të jetë forca fituese e tyre. Sipas kreut të LSI-së, ky vendim është marrë në kushtet kur ish-aleatja, Partia Socialiste, prishi në mënyrë të njëanshme bashkëpunimin me LSI-në për të bashkëpunuar për interesa të ngushta politike me Partinë Demokratike dhe kryeministrin Sali Berisha. Këtë qëndrim Meta e bëri publik gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit “Politikani i vitit”, anketë e organizuar nga gazeta “Tirana Observer”. “Jam i bindur se ky nuk është një vlerësim thjesht për Ilir Metën si individ, por është një vlerësim për qëndrimet e jashtëzakonshme, principiale dhe me integritet të LSI-së gjatë vitit 2008 në politikën shqiptare. Me këtë vlerësim, ne nuk kalojmë në eufori, por të jeni të sigurt se vlerësimi për forcën politike që unë përfaqësoj dhe për kauzat e saj do të jetë shumë më i madh në qershorin e 2009-s”, - deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta.
PS-ja
Gjatë fjalës së tij, kreu i LSI-së argumentoi se arsyet e ndërprerjes së bashkëpunimit me ish-aleatët e Partisë Socialiste janë parimore. Meta tha se është i pafalshëm bashkëpunimi i paprinciptë i lidershipit të PS-së me lidershipin e PD-së për të dhunuar Kushtetutën dhe për të sajuar një Kod Zgjedhor që rrezikon standardet e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri. “Sepse këtë vit nisi një bashkëpunim i paprinciptë midis dy forcave të vjetra politike që tronditën themelet e shtetit, përmes dhunimit të Kushtetutës dhe që rrezikojnë standardet e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, që janë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Ajo që mbahet mend tashmë janë vërtet ato qëndrime të vendosura, tepër parimore, tepër demokratike, tepër kombëtare, të LSI-së dhe të të gjithë atyre që iu bashkuan kauzës sonë, e cila, si asnjëherë më parë, përkon me aspiratat e shumicës së shqiptarëve për më shumë demokraci, për më shumë liri dhe për më shumë mundësi dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.
Kodi
Meta tha se është për të ardhur keq vendimi i Partisë Socialiste për të bojkotuar Parlamentin, duke nxjerrë si pretekst votimin e shpejtë të Kodit Zgjedhor. ”Në rast se lidershipi i PS-së apo i PD-së kishin si shqetësim kryesor standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nuk kishin arsye pse ta shtynin Kodin për dy vjet duke bllokuar komisionet parlamentare për reformën zgjedhore dhe ta sillnin atë vetëm javët e fundit. Ndaj Kodi duhet të ishte bërë në kohë, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, - tha Meta. Kreu i LSI-së fajësoi mungesën e vullnetit të lidershipit të PS-së për të bashkëpunuar për korrigjimin e Kodit Zgjedhor dhe arritjen e standardeve.
“Të gjithë të jenë të sigurt, që ne jo vetëm do të vazhdojmë të apelojmë derisa të jetë edhe mundësia e fundit për të arritur standardet e Kodit. Ndaj nuk ka më asnjë sekret se ne që në momentin që kemi qenë në grevë urie kemi nisur negociatat, bisedimet, me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe do të kemi marrëveshje të hapura për programe të specializuara kundër manipulimit në vendet ku zgjedhjet janë me probleme.
Pikërisht që ne të japim ato garanci shtesë, që nuk mund t'i japë dot ky Kod për shkak të mungesës së vullnetit politik të lidershipit të PS-së në radhë të parë, sepse aty është fokusuar tashmë gjithë përgjegjësia, sepse në fund të fundit ne jemi të detyruar apo të destinuar jo vetëm që t'i fitojmë zgjedhjet e ardhshme jo vetëm si LSI dhe si koalicion progresist, por pa dyshim dhe të garantojmë jo vetëm votën për LSI-në, por të garantojmë votën për të gjithë shqiptarët”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
20 Dhjetor 2008