Meta: “LSI-ja, garante e votës së lirë dhe fituese e zgjedhjeve të ardhshme
Kreu i LSI-së: “Ne, opozita e vërtetë, do ta largojmë Berishën nga pushteti”. Meta: “Nuk do ta lejojmë as Ramën dhe as Berishën që të prekin votat e shqiptarëve”
Shaban Sulçe
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar se koalicioni që do të udhëheqë LSI-ja jo vetëm që do të mbrojë zgjedhjet nga manipulimet e mundshme, por do të hyjë në to me synimin e qartë për t’i fituar. Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë takimit të djeshëm që ai ka zhvilluar me kryetarët e degëve të LSI-së në të gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij Meta sulmoi Ramën dhe Berishën, duke i akuzuar ata se janë bashkuar për të grabitur dhe vjedhur votat e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por kreu i LSI-së garantoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, sepse LSI-ja, me anë të strategjisë saj, do të jetë garantja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. “Jam më i bindur se asnjëherë tjetër se sot është koha jo vetëm që t’u drejtohemi të gjithë shqiptarëve për të përkrahur LSI-në dhe koalicionin tonë, si të vetmen garanci për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre themelore, por njëkohësisht ne jemi që tani garantët e sigurt të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe të votës së çdo shqiptari në qershor 2009. Dhe këtë gjë do ta realizojmë përmes një strategjie tepër konkrete dhe të mirëfilltë, e cila paralizon skemat manipuluese apo cenuese të votës”, - tha kreu i LSI-së.
LSI-ja dhe opozita
Meta nënvizoi se bashkëpunimi Rama-Berisha në kurriz të demokracisë shqiptare lindi qëkur ata nxitën ndryshimin e Kushtetutës. Ai vlerësoi rolin e LSI-së në denoncimin e të gjithë këtij pakti të errët, të ngritur mbi mbulimin e të vërtetës së Gërdecit, mbi korrupsionin e kësaj kaste korruptive dhe mbi planet për të grabitur votat e shqiptarëve me anë të Kodit të ri Zgjedhor. Meta tha se LSI-ja dhe koalicioni i saj janë opozita e vërtetë, garantët e votës së lirë dhe fituesit e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Çfarë treguan gjithë këto ngjarje, që nga 21 prilli e deri sot? Treguan largpamësinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sa të shumtë ishin ata që nuk ishin të qartë në fillim të këtij viti? Si kanë ndryshuar raportet në vend vetëm në pak muaj? Çfarë tregon ky bashkim i Sali Berishës dhe i Edi Ramës për të diskriminuar në mënyrë të padrejtë dhe kriminale një forcë politike si LSI-ja? Tregon qartë se LSI-ja është një forcë shumë e madhe sot në Shqipëri. Tregon se LSI-ja është opozita e vërtetë sot në Shqipëri. Opozitë ndaj pushtetit gërdecian të Sali Berishës, opozitë ndaj pushtetit të korruptuar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që dhe partinë që formalisht është partia kryesore opozitare e ka kthyer në një parti - bashki të korruptuar, në një parti - bashki ku nuk ka më deputetë, po nëpunës bashkie që kanë frikë se mos i heq nga puna apo nga lista e ardhshme për deputetë shefi i tyre”, - tha Meta.
Objektivat
Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim gjendet përpara momenteve historike. Ai deklaroi se LSI-ja nuk do t’i shmanget historisë, por do të mbrojë votat e shqiptarëve dhe do ta rikthejë të majtën e vërtet në pushtet. “Ndaj mendoj se historia na ka ngarkuar me dy detyra shumë të mëdha dhe ne nuk do t’i shmangemi historisë. Përkundrazi, do të dalim faqebardhë përpara saj. E para, të fitojmë zgjedhjet që po afrojnë, sepse Edi Rama nuk është një alternativë ndaj Sali Berishës. Edi Rama tregoi se është më Berishë se Sali Berisha. Edi Rama sot është shkaktari kryesor i shkatërrimit të Kushtetutës dhe i betonizimit, jo vetëm të Tiranës, por edhe i pushtetit të Sali Berishës, çfarë është më shqetësuese, me amendamentet e 21 prillit. Dhe, njëkohësisht, është dhe përgjegjësi kryesor në rast se do të preket edhe një votë në zgjedhjet e vitit 2009. Në vitin 2009 dhe njëkohësisht bashkë me strategjinë për fitore do të kemi strategjinë për mbrojtjen e votës, jo thjesht të LSI-së, sepse këta të PS-së, që bëjnë një kod që të trembin njerëzit, se do të marrin votat e LSI-së, nuk janë në gjendje të mbrojnë votat e tyre. Por, ne kemi detyrë të mbrojmë votën e çdo qytetari shqiptar, për këdo parti që ai e hedh, sepse vota duhet të jetë e shenjtë, në mënyrë që edhe e ardhmja e vendit tonë të jetë e sigurt. Kjo është e vetmja rrugë dhe mënyrë që të ndahemi me tranzicionin dhe të ndahemi me partitë e vjetra e të pandreqshme në qershor të vitit 2009”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
23 Nentor 2008