E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme e Shqipërisë mbështet vendosjen e shpejtë të misionit EULEX



Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur deklaratën e së premtes të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën në Bruksel, në të cilën rikonfirmohet fuqishëm përkushtimi për respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka theksuar se “bashkohet me vlerësimin realist të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për progresin e dukshëm që ka bërë Republika e Kosovës në drejtim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”. “Ministria e Punëve të Jashtme, duke rikonfirmuar mbështetjen maksimale për autoritetet e Kosovës, i bashkohet qëndrimit për vendosjen sa më shpejt të EULEX-it, në tërë territorin e saj, si dhe angazhimit të shprehur qartë që ky Mision të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara, në zbatim të planit ‘Ahtisari’ dhe me pëlqimin e plotë të autoriteteve zyrtare të Republikës së Kosovës”,- bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.

23 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›