Meta: LSI-ja, koalicion paszgjedhor me socialistët në PS-në zyrtare
Kreu i LSI-së: “Ftoj Edi Ramën dhe Sali Berishën në debat elektoral”. Meta: “Situata parazgjedhore në Shqipëri është e tensionuar dhe aspak demokratike”
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se pavarësisht se Edi Rama është bërë pengesë për bashkëpunimin e opozitës, LSI-ja do të bëjë marrëveshje paszgjedhore me socialistët që janë sot në PS-në zyrtare. Këtë deklaratë Meta e ka dhënë në një intervistë për BBC-në në kryeqytetin anglez, Londër, ku ai ka zhvilluar një vizitë dyditore dhe ku është takuar me personalitetet e larta të politikës britanike. Meta ka folur gjithashtu për situatën parazgjedhore në Shqipëri, ku theksoi se kjo situatë është e rënduar dhe aspak demokratike. Ai i ka bërë thirrje kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama, që të jenë të hapur në debate elektorale, në mënyrë që përmes transparencës, qytetarët shqiptarë të bëjnë qartë dallimin midis tri alternativave kryesore në këto zgjedhje.
Z. Meta, prej disa ditësh ju ndodheni në Londër, ku jeni takuar me personalitete të rëndësishme të politikës së Britanisë. A mund të na thoni çfarë çështjesh të rëndësishme mbizotëruan në këto takime?
Në të gjitha takimet që kam zhvilluar këtu në Londër, në mënyrë të veçantë me ministren për Europën, Karoline Flin, apo me kryetarët e Komisionit të Jashtëm dhe të Komisionit për Europën në Parlamentin britanik z. Gejps dhe Majkëll Konarty, gjithashtu dhe në takimet me personalitete të tjera si me z. Toni Lloid, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Laburiste, sekretarin e Përgjithshëm të laburistëve dhe shumë personalitete të tjera, përfshirë këtu dhe këshilltarin për politikën e jashtme të kryeministrit Braun, z.Stjuart Uds, diskutimi kryesor ka qenë ai i arritjes së standardeve dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme dhe të lira më 28 qershor në Shqipëri. Dua të them se shqetësimi, që është edhe këtu, ka lidhje pikërisht me faktin nëse ekziston vullneti i duhur për të realizuar në kohën e duhur të gjitha standardet që do të garantonin një proces të besueshëm.
Duke qëndruar në këtë pikë, sipas jush, a do të realizohen këto standarde, për të cilat ju po flisni, në kohën e duhur?
Ne jemi shumë të shqetësuar se mungon vullneti politik për realizimin e këtyre standardeve. Sepse në rast se do të kishte pasur një vullnet politik, jo vetëm te kryeministri Berisha, tek i cili gjithnjë kemi dyshuar, por edhe nga kryetari i Partisë Socialiste zyrtare, z. Rama, Kodi Zgjedhor duhet të ishte bërë me kohë, duhet të ishte bërë në transparencë të plotë dhe gjithë këto procese të tjera, qofshin edhe kartat e identitetit, do të ishin zhvilluar në kohën e duhur. Fakti që ne jemi kaq të shtrënguar tashmë në kohë për të realizuar shumë detyrime, tregon se këto standarde kanë nisur të rrezikohen seriozisht.
Z.Meta, si e vlerësoni situatën parazgjedhore tashmë në Shqipëri?
Situata parazgjedhore nuk është ajo e dëshirueshmja për një klimë normale demokratike. Po të kemi parasysh situatat me mediat, nuk është një situatë transparente, televizione të caktuara janë krejtësisht të kontrolluara ose nga Bashkia, ose nga qeveria. Njëkohësisht, po të vëmë re, edhe tensioni sa vjen dhe rritet, kështu që do t’i apeloja të gjithë për një klimë më konstruktive, sikurse do t’i apeloja të gjitha mediat për të qenë më transparente në misionin e tyre të informimit të opinionit publik për çdo zhvillim. Njëkohësisht do t’i ftoja të dy drejtuesit, të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, të jenë të hapur për debate elektorale në mënyrë që përmes transparencës qytetarët shqiptarë të bëjnë qartë dallimin midis tri alternativave kryesore në këto zgjedhje.
Kur është fjala për debat të krijohet përshtypja se niveli i debatit aktual, z. Meta, është apo do të jetë një ogur jo i mirë për atë që do të ndodhë në finale?
Aktualisht nuk ekziston ndonjë debat, sepse po të vini re, si z.Berisha, apo për fat të keq edhe z.Rama, i shmanget një debati të drejtpërdrejtë, të ballafaqimit të ideve, të vizionit, të ballafaqimit të alternativave, por kryesisht është zgjedhur rruga përmes elementeve të porositura për të degraduar debatin politik.
Z. Meta, ju përmendët pak më parë z.Rama, dhe pyetja ime konsiston në faktin se a ka mbetur ndonjë rrugë komunikimi për të gjetur gjuhën e përbashkët me lidershipin e PS-së, apo përfundimisht LSI-ja dhe PS-ja do të shkojnë të ndara në zgjedhje?
Midis lidershipit të PS-së zyrtare dhe socialistëve ne bëjmë një dallim esencial, sepse ne bashkëpunojmë çdo ditë me socialistët. Pak ditë më parë nënshkruam edhe një marrëveshje për bashkëpunim elektoral me Partinë Socialiste të Vërtetë ‘91 të drejtuar nga kolegu ynë z.Petro Koçi dhe shumë eksponentë të tjerë socialistë ndër vite. Por njëkohësisht ne besojmë se edhe me socialistët, që ende janë në PS-në zyrtare, do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve, pasi kuptohet që kreu aktual i PS-së zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vullnet për bashkëpunimin opozitar dhe kanë qenë përgjegjësit kryesorë të degradimit të Kodit Zgjedhor dhe të situatës që u krijua me grevën e urisë. Ndaj është një nga përgjegjësit kryesorë pas Berishës, - ky është i dyti, - që mban përgjegjësi për çdo cenim të standardit të zgjedhjeve. Mendoj se sistemi proporcional rajonal nuk përbën ndonjë shqetësim përsa i takon asaj që do të ndodhë pas zgjedhjeve, pasi opozita në përgjithësi i ka të gjitha mundësitë që përmes dy koalicioneve të saj të maksimalizojë rezultatin.
Në mos gabohem, z.Meta, për herë të parë në skenën e politikës shqiptare është regjistruar fenomeni, le të themi kështu, që anëtarët e njërës parti opozitare, p.sh. të Partisë Socialiste, të kalojnë në LSI, apo anasjelltas. Mund të sjellë kjo ndonjë efekt?
Mendoj se kjo nuk sjell asnjë lloj efekti. Pasi unë besoj se të gjithë ata që vijnë te LSI-ja, vijnë për arsye morale dhe për arsye bindjesh politike. Ndërsa raste tepër sporadike, të porositura nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, përmes ofertave korruptuese për individë të dëshpëruar që thjesht synojnë të rregullojnë ekonominë e tyre për momentin, jo vetëm nuk përbën ndonjë fenomen, por janë raste krejtësisht të shëmtuara, që kanë ndihmuar shumë në rigjallërimin e LSI-së kudo ku ato kanë ndodhur. Ne në LSI kemi pritur me mijëra socialistë të paktën vitin e fundit, qëkur z.Rama shkeli Kushtetutën e ‘98-s, pra e kam fjalën për 21 prillin, dhe në rast se do përpiqet përsëri me taktika të tilla korruptive, të cilat në fakt synojnë të fshehin panikun e madh të tij për rrjedhjen e jashtëzakonshme që po i ndodh në partinë e tij si rezultat i shkeljes së vlerave dhe traditës të PS-së, pastaj ne do të jemi të gatshëm të mbushim sheshin “Skënderbej” me të gjithë anëtarët dhe eksponentët e PS-së, që kanë ardhur gjatë vitit të fundit në LSI.
Por, edhe z.Rama përgjigjet me të njëjtat kundërakuza përafërsisht të ngjashme?
Nuk ka asnjë akuzë të ngjashme, sepse ne jemi një opozitë e vërtetë. Unë jam lideri i opozitës në opozitë, në kuptimin e vërtetë, pasi tek ne njerëzit vijnë për arsye morale, sepse unë nuk jam as kryetar bashkie, nuk jam kryeministër, nuk ofroj tendera, nuk ofroj leje ndërtimi, por ofroj besim dhe moral për një ndryshim të politikës në Shqipëri dhe për të mbrojtur vlerat e majta dhe progresiste.
14 Mars 2009