E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: LSI, politika favorizuese për gruan

 

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje Konferencën e Gruas për Integrim të Qarkut të Elbasanit, ku ishin të pranishme qindra gra dhe vajza. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij u shpreh se emancipimi i gruas nuk është vetëm përfshirja e grave në politikë me kuota të caktuara. "Problemi i gruas nuk është vetëm rritja e numrave të përfaqësimit të saj në strukturat e ndryshme drejtuese, sepse kjo është një demagogji që trumbetohet me të madhe nga partitë e vjetra", tha Meta. Ai i premtoi grave se LSI do të hartojë politika favorizuese për gruan. Duke folur për politikën e ditës, Meta tha se "sot kemi një situatë paradoksale në Shqipëri dhe për fat të keq e vetmja opozitë në vend mbetet LSI-ja dhe disa faktorë të tjerë opozitarë". Sipas tij, kjo situatë paradoksale vjen si pasojë e forcimit gjithnjë edhe më shumë të një aleance të fortë midis Berishës dhe drejtuesit aktual të PS-së, Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›