E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Hungaria mbështetje për në NATO

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, përshëndeti ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Parlamenti i Hungarisë, gjatë një vizite zyrtare në këtë vend. Topalli u takua me homologen Katalin Szili, bëri të ditur të enjten zyra e shtypit e Kuvendit. Hungaria ishte vendi i parë që ratifikoi më 15 shtator Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kryetarja e Parlamentit hungarez, Szili tha se, "ratifikimi i këtij protokolli nga Hungaria është shprehje e mbështetjes së reformave të dukshme të ndërmarra nga Shqipëria, por edhe e bindjes në perspektivën e saj integruese në BE dhe NATO". Kryetarja e Parlamentit hungarez vlerësoi hapat e bëra nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe prirjen e veçantë për zbatimin e Marrëveshjes së Aderimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›