E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Letra e Topallit cenon raportet me Këshillin e Evropës

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u  prononcua dje rreth konfliktit më të fundit të Kryetares së Parlamentit, Topalli me deputetin Aleksandër Biberaj. Meta e ka konsideruar situatën e krijuar si një debat absurd, i cili është kthyer në një problem të raporteve të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe Asamblenë Parlamentare. “Mendoj se askush nuk duhet të cenojë personalitetin dhe dinjitetin e raporteve të vendit me institucionet ndërkombëtare. Nuk e kuptoj se si mund të anashkalohen të gjitha procedurat parlamentare dhe sesi në mënyrë arbitrare të zëvendësohet një përfaqësues i miratuar nga Parlamenti, thjesht me një nënshkrim të kryetares”, u shpreh Meta pas takimit me anëtarë të Komisionit të Integrimit të Parlamentit bullgar. Duke u kthyer në retrospektivë, kreu i LSI-së tha se kjo nuk është hera e parë që shkelen procedurat parlamentare, duke bërë që Parlamenti të mos funksionojë si duhet. Meta e ka konsideruar letrën e Topallit në Këshillin e Evropës si një çështje që krijon probleme të mëdha me imazhin e vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›