E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: U dëmtua rëndë imazhi i Shqipërisë

 

Partia Social Demokrate e konsideroi urdhrin për shkarkimin e Aleksandër Biberajt nga posti i kryetarit të delegacionit shqiptar në Asamblenë e Parlamentare të KE-së, si urdhër që dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë. Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PSD, Diana Çuli, theksoi dje në një prononcim për median se, “me këto veprime Kryeministri Berisha po futet në zgjedhje me institucione të kërcënuara dhe se kjo rrugë do ta çojë atë drejt humbjes”. “Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese po u bëhet presion të japin dorëheqjen përpara se ligji i miratuar, por i dështuar të publikohet në fletoren zyrtare, që i detyron ata të largohen nga posti i tyre. Përcaktimi i Shqipërisë në vendet me demokraci hibride nuk është i pasaktë, sepse qeveria shqiptare dhe kreu i saj ecin me ndërgjegje në rrugën që i shmanget demokracisë dhe drejt autokracisë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ushtrojë pushtet të pakontrolluar”, tha Çuli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›