Tirana Bank,fitimi arrin në 4.8 milionë euro
Tirana Bank ka rritur me 82% fitimin në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit 2009. Sipas të njoftimit, Tirana Bank ka arritur një fitim para taksave prej 4.8 milionë euro. Pavarësisht kësaj, totali i provigjioneve shënon 16.8 milionë euro. "Ky sukses vjen si rrjedhojë e një rritjeje prej 16% të të ardhurave nga interesi neto në shumën e 12.2 milionë eurove, si dhe falë uljes së shpenzimeve operative, që kanë shënuar një rritje të lehtë prej 5%, si rrjedhojë e uljes së ndjeshme të kostove administrative dhe të personelit. Si rezultat, raporti shpenzime/të ardhura është rreth 51% krahasuar me 54%, një vit më parë". Sipas njoftimit, pozicioni i fortë financiar i bankës konfirmohet edhe nga niveli i ulët i kredisë me probleme, e cila mbetet në nivelin e 7.6% të totalit të portofolit të kredisë (shumë më i ulët se sistemi bankar shqiptar). Gjithashtu, raporti kredi/depozita është 105%, duke treguar kështu një balancë mjaft të mirë të depozitave dhe kredisë. Si përfundim, raport i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet në nivele mjaft të larta 15.5%, ndërsa totali i kapitalit shënon 90 milionë euro. Në këtë gjysmë të parë të vitit 2010, numri në total i degëve dhe agjencive anembanë vendit ka shkuar në 53.