Meta: Me Berishën, bashkë edhe në zgjedhjet e 2011-s
Meta, bazës së LSI-së: Mos humbni kohë me PS-në
LSI nis përgatitjet për zgjedhjet lokale
Me apelin që të mos humbasin kohë me të humburit e PS-së, kreu i LS-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me drejtuesit lokalë të partisë lajmëroi fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Ai garantoi strukturat e LSI-së për mirëfunksionimin e koalicionit me PD-në dhe siguroi vijimësinë e tij edhe gjatë zgjedhjeve të reja për pushtetin lokal. Ilir Meta, i mandatuar për postin e zv. kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, në pritje të dekretimit të Presidentit Topi vuri në dukje se çdo ditë e më shumë shtohet bindja se vendimi i LSI-së për bashkëpunim qeveritar ka qenë i drejtë. Ndaj, z. Meta u kërkoi dje drejtuesve të LSI-së në rrethe që të nisin riorganizimin e strukturave për zgjedhjet lokale të 2011-s, duke theksuar edhe një herë se forca politike që ai drejton, do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike. Meta vuri në dukje se për LSI-në ka ardhur momenti i një angazhimi të ri. Në këtë kontekst u kërkoi drejtuesve të degëve që të fokusohen tek partneriteti i ri politik e të mos humbasin kohë me lidershipin e Partisë Socialiste. "Askush nuk ka kohë për të humbur. Partia Socialiste nuk ka respektuar marrëveshjet me ne". Sipas Metës, zgjedhjet vendore do të jenë dhe testi i parë për të bindur qytetarët se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike morën një vendim të drejtë për të qenë në koalicion qeverisës. Kreu i LSI-së është i bindur se vendimi për të bashkëpunuar me Kryeministrin Sali Berisha për të formuar qeverinë do të japë frytet e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale. "Jam i sigurt se rezultatet për LSI-në do të jenë jashtëzakonisht pozitive sepse shqiptarët janë lodhur me grindjet e problemet e mëdha sidomos në PS”, - theksoi z. Meta. Sipas kreut të LSI-së, zgjedhjet vendore do të jenë dhe testi i parë për të bindur qytetarët se u mor vendimi i drejtë në këtë koalicion. Ai vuri në dukje se ky bashkëpunim do të plotësojë premtimet e dhëna nga LSI-ja gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit për zhvillim ekonomiko-social e punësim. Meta mblodhi sot Kryesinë e LSI-së për t’i kërkuar bazës një angazhim të ri në këtë stad politik. “Vendimi i LSI-së çdo ditë e më shumë bindemi që ka qenë i drejtë, më i maturi për të garantuar një qëndrueshmëri të vendit dhe një shpejtim të reformave për të realizuar integrimin evropian si dhe premtimet që kemi bërë për zhvillimin ekonomik e social, në mënyrë të veçantë punësimin, integrimin e moshës së tretë etj.”. Z. Meta beson se konfirmimi që ky vendim është i drejtë, do të jepet në zgjedhjet lokale, ku rezultatet për LSI-në do të jenë shumë pozitive, pasi populli - siç tha ai - është i lodhur me grindjet brenda PS-së. “Natyrisht që konfirmimi i vendimit të drejtë do të jetë në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku jam i sigurt se rezultatet për LSI-në do të jenë jashtëzakonisht pozitive dhe inkurajuese sepse shqiptarët janë lodhur me grindjet e problemet e mëdha sidomos në PS”. Meta shtoi se “Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur çdo ditë e më shumë për hapin e hedhur për krijimin e koalicionit bashkëqeverisës", duke shtuar se "ky koalicion do të shërbejë për integrimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian" . Në lidhje me akuzat e kryetarit të opozitës, Rama, adresuar kreut të LSI-sëk Meta, për koalicionin bashkëqeverisës PD-LSI, Meta theksoi: “Askush nuk ka kohë më për të humbur, Partia Socialiste nuk ka respektuar marrëveshjet me ne”.