Sarkozy mbështet fuqishëm Berishën për integrimin në BE
Sarkozy uron Berishën: Zgjedhjet, suksesi evropian i Shqipërisë
“Së shpejti, kandidatura e Shqipërisë në KE”
Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit janë suksesi evropian i Shqipërisë, ndaj Kryeministri Sali Berisha ka siguruar mbështetjen e fuqishme të Francës dhe Presidentit Nicolas Sarkozy për integrimin e shpejtë të vendit tonë në BE. Një prej demokracive më të konsoliduara në botë, Franca, ka vullnetin e plotë për t’i dhënë Shqipërisë dhe Kryeministrit Berisha të gjithë mbështetjen e duhur për anëtarësimin në familjen evropiane. Siguria vjen nga një mesazh urimi që Presidenti francez i dërgoi dje Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, me rastin e rimandatimit në këtë post edhe për 4 vitet e ardhshme. Përmes këtij mesazhi, Sarkozy vlerëson zgjedhjet shqiptare të 28 qershorit, të cilat shënuan një progres të madh në drejtim të integrimit në familjen evropiane. Sipas tij, kjo është një fitore e demokracisë. Presidenti Sarkozy e siguron Kryeministrin Berisha për mbështetjen e vendit të tij në këtë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sarkozy shkruan: “Franca do të bëjë çmos që të transmetojë shpejt në Komisionin Evropian kandidaturën e vendit tuaj. Franca do t’ju japë Ju të gjithë mbështetjen e saj. Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në Komisionin Evropian. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj evropian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra”. Më tutje, në mesazhin e Sarkozy-së drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, në emër të të cilit e bëri dje publike zëdhënësja e tij, Juela Meçani, vihet në dukje se “zhvillimi i zgjedhjeve legjislative përfaqëson një fitore të demokracisë”. Në këtë mesazh thuhet më tutje: “Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj evropian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra”. Presidenti francez uron më tej: “Në emrin tim personal dhe në emër të Francës ju dërgoj Ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë”. Duke sjellë në vëmendje takimin miqësor të 24 prillit në Paris, Presidenti Sarkozy shpreh dëshirën dhe përkushtimin e tij personal për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike. "Isha shumë i lumtur që Ju takova Ju në 24 prillin që kaloi dhe për t’ju shprehur përkushtimin tim personal për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Unë dëshiroj që bashkërisht ne të punojmë për thellimin e tyre, në veçanti në fushën ekonomike", - përfundon mesazhi i Presidentit Sarkozy, drejtuar Kryeministrit Berisha.
Ahmeti i BDI-së: Me Berishën, Shqipëria në BE
Nga Shkupi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shpreh bindjen se me rimandatimin e Sali Berishës në krye të qeverisë, Shqipëria do të bëjë hapa përpara drejt familjes evropiane. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ahmeti, i dërgoi dje një mesazh urimi Kryeministrit të vendit me rastin e rizgjedhjes në këtë post. Në mesazhin e tij, kryetari i BDI-së shkruan: “Ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale është ndjenja më e lartë e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë. Formimi i qeverisë së re të Shqipërisë dhe përkushtimi për ta çuar shtetin shqiptar drejt integrimeve euroatlantike sot është akti më i lartë i patriotizmit dhe mesazhi më i mirë si për çdo qytetar, ashtu edhe për miqtë e shumtë që ka populli ynë”.