Meta: PS-PD krijojnë kodin e Gërdecit. Milo: Rama të mbledhë tryezën
Një prej aleatëve të Partisë Socialiste është shfaqur dje i tërhequr në qëndrimin publik. Paskal Milo ftoi miqësisht Edi Ramën që të mbledhë tryezën e koalicionit për të dalë në një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore. Sakaq, Lëvizja Socialiste për Integrim ka qëndruar fort në pretendimin e saj se nuk duhet të tolerohet pakti mes PS-së dhe PD-së për të krijuar kodin e Gërdecit.
Meta
Ilir Meta shprehu dje gatishmërinë që të respektojë çdo nismë, e cila vërtet mund të ndihmojë në shmangien e kësaj rrëshqitjeje kritike që ka sjellë reforma zgjedhore. Sipas tij, lidershipet e dy forcave të vjetra PS e PD, po e çojnë procesin drejt një humnere aspak të mirëpritur për demokracinë shqiptare. "Vendosmëria e tyre është historike dhe nuk ndalet as nga protestat për zbardhjen e krizës dhe tragjedisë së Gërdecit", theksoi Meta. Duke mos pasur iluzion për momentin kur ka denoncuar paktin kundër zgjedhjeve dhe prishjen në mënyrë të njëanshme të marrëveshjes së forcave të opozitës 2 vjet më parë nga ana e lidershipit të PS-së. "Nëse zoti Milo do t‘i shkojë deri në fund kësaj nisme dhe ai shpreson se mund të ketë një rezultat pozitiv, LSI-ja do të ketë përfaqësuesin e saj", tha Meta. Sipas tij, LSI-ja nuk bojkoton asnjë nismë që vjen jo vetëm nga një përfaqësues i politikës shqiptare dhe opozitare, por edhe po të vinte nga një forcë e djathtë. "Çdo iniciativë që synon të shmangë shkatërrimin e zgjedhjeve që po përgatit Rama-Berisha, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, pasi bëhet fjalë për zgjedhjet e shqiptarëve, bëhet fjalë për votën e tyre", nënvizoi Meta.
Milo
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, vlerësoi se ndryshimet priten nga opozita, por nga një opozitë e bashkuar me program veprimi të qartë e të kalendarizuar dhe jo me mazhorancën e zotit Berisha. "Kryeministri është i zoti për të shfrytëzuar çdo çarje të opozitës, por është përgjegjësi e madhe para elektoratit të majtë, nëse ky shans i jepet atij nga ata që hiqen se e luftojnë më shumë atë ditën dhe i japin oksigjen natën", theksoi Milo. Sipas tij, Rama duhet të mbledhë urgjentisht tryezën e partive opozitare, të diskutojë e të vendosë për një taktikë të përbashkët për ndryshime kushtetuese dhe elektorale. "Në emër të PDS-së, i bëj thirrje publike, miqësore Edi Ramës, që të mos dëgjojë zërat e sirenave të përçarjes të së majtës, që do ta mbajnë larg së majtës së re dhe politikës së re dhe do të donin edhe për 4 vjet shqiptarët që duan të shohin largimin e kësaj qeverie", tha Milo. Ai propozoi një korrigjim në amendamentet e propozuara nga PS-ja, vendosjen e sistemit proporcional, por jo rajonal, por proporcional klasik.