E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Pango të ikë nga Parlamenti

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, dënoi veprimin e ish-ministrit Ylli Pango, teksa e ftoi këtë të fundit të heqë dorë nga mandati i deputetit, "në mënyrë që ky Parlament të mbrojë integritetin e vet, të mbrojë integritetin e përfaqësuesve që e kanë votuar dhe që do të votojnë përsëri për një Parlament të ri në 28 qershor", u shpreh Meta. Ne, tha ai, duhet të mbrojmë integritetin e këtij shteti, të cilit, sikur të mos i mjaftonin skandalet e tjera, dje iu përcoll në të gjithë botën dhe sot është në të gjitha gazetat prestigjioze edhe ky lajm, se në Shqipëri ndodhin edhe çudira të tilla, ku vendet e punës kushtëzohen në mënyrë krejtësisht perverse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›