Solis: Berisha mori një vendim korrekt
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vlerëson qëndrimin e Kryeministrit Berisha për shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Kulturës, Ylli Pango, pas skandalit seksual. Deputeti i PBDNJ-së, Leonard Solis, e cilëson skandalin në fjalë si një çështje vetëm të Pangos. "Unë mendoj që çdo person që ka një pasaportë dhe një individualitet, mban përgjegjësi individuale. Përgjegjësia e forcës politike është qëndrimi që mban ndaj këtij fenomeni dhe mendoj që qëndrimi ishte imediat dhe tepër korrekt", tha Leonard Solis, deputet i PBDNJ-së, i cili ka theksuar se qëndrimi i menjëhershëm i Kryeministrit ishte për t‘u vlerësuar.