Meta: Paratë e emigrantëve shkojnë për të blerë qepë dhe patate

Kreu i LSI akuzon qeverinë për shkatërrim të bujqësisë
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka dhënë mbështetjen e tij për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza, duke u ndaluar në krijimin e një industrie agro-përpunuese që sipas tij do të garantojë hapjen e mijëra vendeve të punës për punësimin e shqiptarëve. Meta theksoi se, LSI ka një plan për të nxjerrë bujqësinë nga kjo krizë, në mënyrë që prodhimet bujqësore të fermerëve të mos kalben. Duke marrë shkas nga problemet me të cilat përballet fermeri sot, kreu i LSI e konsideroi të patolerueshme këtë situatë, ku shumë prodhime bujqësore kalben, pasi nuk ekzistojnë mundësi dhe hapësira për përpunimin dhe eksportimin e tyre. Duke akuzuar shtetin dhe qeverinë aktuale për këtë situatë të krijuar, lideri i LSI, ka theksuar se pas fitores së LSI më 28 Qershor, qeveria që do të vijë nuk do të lejojë që mundi dhe djersa e fermerëve të shkojnë dëm, që prodhimet e tyre bujqësore të kalben nëpër magazina. Vendi është në krizë, dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që harxhon energjitë e saj për demagogji dhe për të gënjyer popullin e saj, por për një qeveri që vepron, një qeveri që gjen zgjidhje për problemet e popullit të saj, një qeveri që garanton prodhimet bujqësore të fermerëve shqiptarë, ka theksuar Meta, duke e cilësuar këtë një sfidë që sipas tij nuk ka të bëjë vetëm interesin personal e familjar, por është e rëndësishme për të krijuar ekonominë kombëtare. Nisur nga ky fakt, Meta thekson se është koha për veprim dhe LSI është gati të veprojë. Shumica e parave që vijnë nga emigrantët tanë kanë shkuar përsëri jashtë, për të blerë ushqime dhe për ti sjellë në Shqipëri, ndërkohë që qepët, patatet, mollët kalben në magazinat tuaja. Kjo ndodh sepse shteti dhe Qeveria e kanë braktisur bujqësinë, tha Meta. Në këtë situatë, kreu i LSI theksoi se kjo forcë politike është e vendosur për të shumëfishuar investimet në bujqësi, deri në trefishimin e tyre, në mënyrë që bujqësia të dalë nga kjo krizë. Sipas tij, këto investime do të përqendrohen në kanalet e kullimit dhe vaditjes, në infrastrukturën e tokës, etj. Gjatë turit të takimeve të zhvilluara me banorë në disa komuna të Korçës, Meta ka bashkëbiseduar me fermerët dhe ka theksuar se LSI do të zbatojë politika mbështetëse dhe subvencionuese nga shteti, që nga farërat, plehrat kimike, punimi i tokës, investimet për makineri bujqësore, subvencionimi për njësi prodhimi. Në vëmendjen e qeverisjes së LSI, do të jetë dhe garantimi i grumbullimit të prodhimit dhe përpunimi i tij, sepse sot në Shqipëri vetëm 10 për qind e prodhimit bujqësor përpunohet në vend, çka sipas tij përbën dhe një ndër arsyet e krizës së madhe në të cilën ndodhet Shqipëria, ka theksuar ai, i cili ka shtuar se shteti dhe qeveria duhet të marrin përgjegjësitë e saj si garantë, të dalin garantë për prodhimin dhe të dalin garant për zhvillimin e kësaj industrie agro-përpunuese. Në këtë drejtim, ai ka theksuar se qeveria duhet të dalë garant për sipërmarrësit, që duan të ngrenë iniciativa të tilla të agro-përpunimit, por që nuk kanë mundësi financiare, sepse duhet kredi, që i japin bankat dhe sipas kreut të LSI, shteti tu ofrojë garanci bankave dhe duhet të inkurajojë sipërmarrës të tillë. Duhet ndërhyrë që kreditë në këto fusha të jenë sa më afatgjata dhe me interesa sa më të favorshme. Shteti mund të heqë tatim fitim për çdo fabrikë të re të përpunimit, për disa vite, deklaroi Meta, ku realizimin e këtij sistemi e cilësoi tepër të rëndësishëm në rritjen e prodhimit. Sipas tij, shteti duhet të japë garanci financiare dhe ekonomike, që të ecet në drejtimin e duhur dhe vetëm në këtë mënyrë bujqësia do dalë nga kriza. Është e domosdoshme që të merremi seriozisht dhe ne do të merremi seriozisht me bujqësinë. Unë besoj që jemi në rrugën e duhur. Besoj që të gjithë së bashku do të arrijmë në 28 Qershor të ndahemi nga politika e fjalëve boshe, tha Meta. Ndër të tjera, në fjalën e tij, kreu i LSI theksoi e është Koha për Veprim, në mënyrë që të shpërblehet mundi dhe djersa e fermerëve shqiptarë, jo me fjalë, por me vepra.
Last Updated on Monday, 13 April 2009 22:08