Opozita paralajmëron bojkotimin e zgjedhjeve nga manipulimet e qeverisë

PS, 3 kallëzime në prokurori për manipulimin e zgjedhjeve
Pas 3 kallëzimeve të bëra në prokurori, Partia Socialiste po mendon seriozisht për të shtyrë datën e zgjedhjeve nga frika e manipulimit të tyre. Megjithatë, sipas socialisteve, ky vendim nuk është një gjë e befasishme, pasi këtë e kanë shprehur vazhdimisht nëpërmjet letërkëmbimeve me MB-në. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin në Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj, u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është bërë e njohur përmes konferencave të shtypit, deklarimeve publike, letërkëmbimeve të herëpashershme që PS-ja ka pasur me dikasterin përgjegjës në Ministrinë e Brendshme për çështjen e kartave. Së pari ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë të dhëna të plota, jo të dhëna të deformuara dhe të falsifikuara si këto që na janë dhënë sot, sepse mbi bazën e atyre të dhënave, ne do të kemi mundësi që të gjykojmë realisht mbi riskun dhe situatën konkrete lidhur me çështjen e kartave të identitetit. Kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, natyrisht, mbi bazën e këtij informacioni, ndjekjes së pandërprerë dhe një sistemi të plotë monitorimi që ne kemi në terren, në një moment shumë të përshtatshëm dhe të afërt ne do të marrim vendimet përkatëse politike. Natyrisht nuk përjashtohet asnjë opsion. Ne nuk do të lëmë asnjë qytetar që të mos i jepet mundësia në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit për të ushtruar të drejtën e votës, u shpreh Xhafaj. Ndërkaq, pas maratonës së konfliktit të thellë midis qeverisë dhe opozitës, Partia Socialiste dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës tre kallëzime penale për lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve më kartat e identitetit, ky njëri prej tyre është bërë ndaj Ministrisë së Brendshme. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin në Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj sqaroi se një kallëzim është bërë ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme që sipas PS-së manipuluan të dhënat në dokumentet zyrtare për kartat e identitetit. Xhafaj thekson me pas se kallëzimi i dytë ndaj një funksionari të PD-se që shet kuponë në këmbim të votës dhe i treti për një shtetas qe ka falsifikuar një karte identiteti. Ne sot jemi këtu për të denoncuar dhe për të çuar në ndjekje penale persona, individë, shtetas, funksionarë partie, apo funksionarë të Shtetit. I takon organit të akuzës të përcaktojë fajësinë e personave përgjegjës dhe njëkohësisht të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse penale konform ligjit. Ne na takon të respektojmë Kushtetutën dhe ligjin. Kemi depozituar sot tre kallëzime penale, një kallëzim që ka të bëjë me manipulimin e kartës që është bërë nga një shtetas, një kallëzim tjetër ka të bëjë me një funksionar të Partisë Demokratike që shet kuponë në këmbim të votës dhe e treta ka të bëjë me një fakt shumë të njohur, me akuzën që ne kemi për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve zyrtare nga struktura të Mistrisë së Brendshme, konkretizon Xhafaj. Sipas tij, këto 3 kallëzime penale që depozitoi në Prokurori janë prova për pasigurinë e votës më 28 Qershor. Xhafa shtoi se të gjitha këto masa të marra janë në interes të shqiptarëve për të mos lënë asnjë shqiptarë pa votuar. Jam pikërisht vetë këtu, jo thjesht për të bërë anën formale të këtij procesi të cilin do ta ndjekin në vijim avokatët e Partisë Socialiste, por për të nënvizuar faktin se nuk është rastësi që ne sot kemi sjellë tre kallëzime me tre subjekte të ndryshme me një shtetas që tenton të abuzojë me kartën e identitetit dhe që e ka realizuar këtë vepër penale. Së dyti për një funksionar partie, i një dege lokale të Partisë Demokratike. Dhe së treti me funksionarë të e Shtetit. Gjë që do të thotë se përpara ligjit janë të barabartë dhe duhet të jenë të barabartë edhe qytetarët, edhe funksionarët e partive, edhe funksionarët e Shtetit, theksoi më tej Xhafa. Gjithashtu, ai shprehu dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor nga qeveria në pushtet, por shtoi se të gjithë ato që tentojnë të ndryshojnë vullnetin e shqiptarëve, qoftë ky një shtetas që përdoret nga segmente të caktuara për efekt të manipulimit dhe të ndryshimit të rezultatit elektoral, qoftë i strukturave partiake, qoftë nëpunës apo funksionar i lartë i Shtetit.
********************************************
Kartat, Bregu: PS po manipulon qytetaret
Menjëherë pas kallëzimeve të bëra nga PS-ja për manipulimin e zgjedhjeve me anë të kartave të identitetit, ka reaguar qeveria Berisha, përmes zëdhënëses Majlinda Bregu, me pretendimin se po manipulohet procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti. Ndër të tjera, Bregu ka theksuar se është Partia Socialiste ajo që po manipulon qytetarët me gënjeshtrat e saj. PS-ja ka spekuluar mbi procesin e pajisjes se qytetarëve me kartat e identitetit. Në këtë proces, militantët e PS-së kanë paraqitur një lum gënjeshtrash. Ata po manipulojnë të vërteten në momentet me jetike që po kalon vendi. Shifrat e Ministrisë se Brendshme tregojnë se procesi po ecën normalisht, me mbi 1 milion persona që kanë aplikuar, shprehet Bregu.
***********************************************************
MB, publikon listën përfundimtare të zgjedhësve
E nxituar nga presioni i partisë socialiste, Ministria e Brendshme, me anë të zëvendësministrit Ferdinand Poni, bëri të ditur se lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 Qershorit 2009, ku tashmë është ngarkuar në internet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe mund të gjendet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme ne ikonën Lista e zgjedhësve 2009.
Gjithkush mund të verifikojë fare lehtë emrin e tij në listën përfundimtare të zgjedhësve. Në më pak se një sekondë në kërkim shfaqen të dhënat e zgjedhësit dhe përbërësit zgjedhorë, u shpreh Poni. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pas përpunimit të informacionit dhe vendimmarrjes të të gjithë kryetarëve të njësive vendore, ka vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të zgjedhësve, numrin e zgjedhësve për çdo njësi vendore, numrin e qendrave të votimit dhe adresat e tyre përkatëse, si dhe numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi. Ky informacion do tu vihet në dispozicion edhe të gjitha subjekteve politike të interesuara. Ndërkaq, MB-ja ka nisur hetim ndaj një shtetasi, i cili është pajisur 2 herë me kartë identiteti. Shtetasi Irlind Pashollari, i lindur në Pogradec, po hetohet për mashtrim, pasi është pajisur 2 herë me kartë identiteti, duke deklaruar se karta e parë i ka humbur.