E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pas 28 qershorit do të zgjidhim çështjen e legalizimeve

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim entuziast me qindra banorë të Bathores në Kamëz. Gjatë këtij takimi, Meta mori mbështetjen e banorëve të Bathores, për alternativën e LSI, e cila do të nxjerrë jo vetëm këtë zonë nga varfëria e thellë, por do të nxjerrë vendin nga kriza dhe përmes Planit për Veprim, do të garantojë zhvillim dhe integrim për shqiptarët. “Jam i bindur se do kem mundësinë me votën tuaj për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e legalizimeve”, tha Meta. Në këtë takim Meta shoqërohej nga kandidati për deputet i LSI, Luan Rama. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se “vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 28 qershorit, një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, që është pikërisht ndarja me keqqeverisjen që rrit varfërinë dhe pasigurinë për jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj, që është vota për LSI, si alternativa që mendon për shqiptarët që zgjidh problemet e tyre më jetike, me një program tepër konkret dhe të qartë. Duke folur për problemin e mprehtë social të legalizimeve, lideri i LSI u shpreh se “është koha për të zgjidhur problemin e legalizimeve”. “Unë kam qenë i pari në detyrën e Kryeministrit, që kam hedhur si të domosdoshme alternativën e legalizimeve, që në vitin 2001 dhe jam i bindur se do kem mundësinë me votën tuaj për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e legalizimeve, si një çështje shumë të rëndësishme sociale, por edhe ekonomike jo vetëm për ju, por për të gjithë vendin tonë”, tha Meta. Kreu i LSI-së u shpreh se ne nuk vijmë pranë jush me lista të mbyllura siç vijnë partitë e vjetra, të cilat duan t’i kthejnë deputetët, jo në përfaqësues të popullit, por në ushtarë të kryetarëve. Ne vijmë me kandidatë për deputetë të cilët kanë emra, të cilët kanë një biografi, të cilët kanë se ç’të thonë përpara jush dhe çfarë të marrin përsipër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›