E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin

 

Në një ndalesë në qytetin e Peshkopisë, gjatë një vizite në qarkun e Dibrës, Erjon Veliaj dhe Arbian Mazniku folën në një takim me qytetarët dhe të rinjtë e Peshkopisë ku prezantuan edhe kandidatin e G99 për këtë zonë Saki Plata. Veliaj tha se asnjë shqiptar i vetëdijshëm nuk ka se si të mos e kuptojë nevojën për ndryshim. “Kudo që kemi shkuar në turin tonë në Veri, në Tropojë, Has, Kukës si dhe këtu në Peshkopi njerëzit na kanë thënë të përcjellim një mesazh ‘Jemi gati për ndryshim!’ Potenciali ynë për të qenë një komb i madh do të duket nga aftësia që do të kemi për të zgjedhur ndryshimin”, tha Veliaj, duke inkurajuar sidomos të rinjtë të ishin aktivë dhe të merrnin pjesë në votimet e 28 qershorit. “Në Shqipëri është e rëndësishme që të rinjtë shqiptarë të kuptojnë se ka rreth 200.000 vetë që votojnë për herë të parë dhe nëse duan, ata mund të marrin në dorë të ardhmen e vendit”, tha Veliaj. Sipas tij, nuk ka ngel shqiptar i cili nuk e di se kështu se si po qeverisemi sot, ne nuk mund të vazhdojmë të qeverisemi, pasi kjo qeveri nuk punon më për ta ajo punon vetëm për familjen e vet dhe jo për të gjithë familjet tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›