Rama rikrijon "Forumin per Demokraci"

Nen moton "Demokracia ne rrezik", parti te majta dhe te djathta, perfaqesues te sindikatave te minatoreve, te pensionisteve dhe ish-ushtarakeve, do te mbeshtesin protesten e iniciuar nga Partia Socialiste diten e shtune. Ky eshte vendimi i marre diten e djeshme, nga takimi i kryetareve te koalicionit opozitar, Skender Gjinushi PSD, Vangjel Dule PBDNJ, Paskal Milo PDS, Erion Veliaj G99, me ftese te kryesocialisti, Edi Rama. Gjithashtu ne kete takim ishin te pranishem dhe parti te djathta, Nard Ndoka PDK, Spartak Ngjela PLD, Ylber Valteri PBD, Dashamir Shehi LZHK, si edhe ish drejtues te LSI, Ndre Legisi, Mustafa Muci. Ndersa nga shoqeria civile kane qene te pranishem, Kol Nikolla perfaqesues i Konfederates se Sindikatave, Fiqiri Xibri perfaqesues i Minatoreve, Isa Gorica, perfaqesues i Pensionisteve si edhe nje perfaqesues nga ish-Ushtaraket. I pranishem ne kete takim ka qene edhe ish-deputeti i PD, Prec Zogaj. Por, pavaresisht se kane pranuar ftesen e Rames per te folur per shkeljen e themeleve te demokracise sic pretendojne ata, kreret e partive te djathta kane marre vendimin qe te mos behen pjese e protestes se thirrur nga Rama, per te shtunen. Burime brenda takimit bejne te ditur per "Koha Jone", se eshte diskutuar mbi protesten qe do te zhvillohet nga PS, jo vetem te shtunen, por ne te gjithe Shqiperine. "Takimin e perbashket e vendosem qe te quhet "Forum per Demokraci e Drejtesi", sepse ne Shqiperi mungon dhe demokracia edhe shteti ligjor", sqaroi dje kreu i Konfederates se Sindikatave, Kol Nikolla. Gjithashtu, nje pike e rendesishme ka qene edhe diskutimi mbi nje platforme te perbashket per aksionin politik. Kjo gje, eshte konfirmuar pas takimit edhe nga kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, i cili sqaroi se ne takim ishte diskutuar dhe mbi hartimin e nje platforme te perbashket, per te cuar me tej aksionin politik, per zbardhjen e votes se 28 qershorit. Ndersa kreu i PSD, Skender Gjinushi, theksoi se protesta perfaqeson 800 mije vota te shqiptareve, te cilat jane vjedhur ne zgjedhjet e 28 qershorit. Nga ana tjeter, Legisi tha se i ishte bashkuar PS, qe kur LSI kishte vendosur te bashkepunonte me qeverine. Nje tjeter i pranishem ne kete takim, Spartak Ngjela, nenvizoi se bojkoti dhe protestat jane mjeti efikas per te risjelle demokracine e sistemin liberal ne demokraci. Pas takimit me kreret e partive dhe grupeve te interesit, kryetari socialist Edi Rama, deklaroi se shumica kerkon hetimin e zgjedhjeve. "Une jam shume krenar qe vendimi yne per mos-hyrjen ne Parlament nuk perfaqeson thjesht PS, por perfaqeson shumicen e shqiptareve, majtas e djathtas qe jane grabitur ne 28 qershor dhe qe permes gjithe perfaqesuesve te tyre, qofshin perfaqesues politik apo perfaqesues te interesave dhe grupeve te ndryshme, shprehen qendrim te palekundur ndaj ketij Parlamenti pa legjitimitet, deri ne plotesimin e kerkesave legjitime qe kane te bejne me transparencen e nje procesi zgjedhor te turpshem, pa standarde",-tha Rama. Nga ana tjeter, ai shprehu kenaqesine qe rruga e tyre per moshyrjen ne Parlament dhe e rezistences demokratike ne shfaqjen e ketij refuzimi permes protestave, nuk eshte vetem rruga e PS, por eshte rruga e asaj shumice te madhe, qe sot perfaqesohej ne tavolinen ku ne u takuam. "Eshte nje rruge qe nis te shtunen pasdite, ne kete bulevard dhe qe nuk mbaron, por perkundrazi vazhdon ne te tjera sheshe te Shqiperise dhe shtrihet ne te gjitha rruget e Shqiperise", theksoi kryetari i partise me te madhe ne opozite, Edi Rama.
Ngjela
Kryetari i PLD, Spartak Ngjela, deklaroi dje se qellimi i takimit ishte qe edhe partite e spektrit te djathte, t'i japim mbeshtetjen dy pikave esenciale te kohes: bojkotit dhe protestave. I pyetur per pjesemarrjen ne proteste, Ngjela theksoi se secili mund te shkoje sipas deshires se vet dhe tha se vendosen qe ne kete proteste, meqe ishte e thirrur vetem nga nje parti, gjithsecili mund te shkoje. Kurse, tek te tjerat patjeter qe do te marrin pjese.
Xibri
Kryetari i sindikates se minatoreve, Fiqiri Xibri, shprehu mbeshtetjen per protesten e votes se PS, per arsye se pas marreveshjes qe bene me Partine Socialiste perpara zgjedhjeve, shumica derrmuese e minatoreve ka votuar per PS. "Nderkohe qe vota e PS eshte vjedhur. Vota e vjedhur eshte vote qe i eshte vjedhur minatoreve, qe i eshte vjedhur statusit te minatoreve, prandaj ne e mbeshtesim totalisht protesten e dites se shtune",-tha Xibri.
Milo
Kreu i PDS, Paskal Milo, beri te ditur se gjate takimit te perbashket u bisedua mbi platforme te perbashket. "Ka te beje edhe ne lidhje me hartimin e nje platforme te perbashket te te gjitha forcave opozitare, per te perballuar kete trysni te pushtetit i cili nuk deshiron qe ne Shqiperi te vendoset demokracia reale dhe qe qytetaret shqiptare, te jene te sigurt, se vota qe ata hedhin ne kutine e votimit do te lexohet drejte", sqaroi nje nga pikat e bisedes Milo.
Veliaj
Kreu i G99, Erion Veliaj, ftoi dje te gjithe te rinjte qe t'i bashkohen protestes. "Di t'ju them kete, qe kjo ishte nje tryeze e lidereve te shume partive. Por ajo tryeze kishte mbi 900 mije vota shqiptaresh, qe sot fatkeqesisht gjenden ne kete bulevard te drejtuar nga njerez qe perfaqesojne pakicen e qytetareve te ketij vendi, ndaj ftoj gjithe qytetaret te shtunen, besoj qe do te jete protesta e pare e nje vale protestash ne te gjithe territorin e Shqiperise",- tha Veliaj.
Legisi
Ish-anetari i LSI, Ndre Legisi, sqaroi se ne takim jane te perfaqesuar si socialist. "Duke ruajtur ate linje qe kemi pasur edhe ne vitin 2005, gje e cila nuk u be, pasi te dyja forcat politike, PD e PS ne ate kohe, refuzuan te hapin kutite e votimit, ku ishte fshehur dhe krimi dhe vjedhja e votave te LSI ne vitin 2005", sqaroi Legisi. Ai theksoi se do te bejne marreveshje per te ndryshuar gjithcka qe eshte e gabuar ne kete vend, gjithcka qe ka demtuar demokracine ne Shqiperi.
Nikolla
Kreu i Konfederates se Sindikatave, Kol Nikolla, deklaroi se takimin e perbashket vendosen qe ta quanin forum per demokraci e drejtesi, sepse ne Shqiperi mungon dhe demokracia dhe shteti ligjor. "Njekohesisht na vjen keq qe po ne, kthehemi mbas 12 vjetesh ne nje forum per demokraci. E vendosem qe te quhet forum per demokraci e drejtesi, sepse ne Shqiperi mungon dhe demokracia dhe shteti ligjor", u shpreh pas takimit, Nikolla.
Gjinushi:
Lideri socialdemokrat, Skender Gjinushi, tha se ka nje bashkim te majte, te djathte, te te gjithave forcave qe jane per nje demokraci te vertete, qe jane per rikthimin e votes se lire.
"Kujtoj qe tavolina e mbledhur dhe qe i ben apel qytetareve per proteste te shtunen, ketu ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" , perfaqeson 900 mije vota te shqiptareve ne zgjedhjet e 28 qershorit. Pra protesta nuk behet ne emer te humbesve", theksoi Gjinushi.
Dule:
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, tha se s'eshte momenti per "veshe te shurdhra", eshte momenti i cili kerkon kompromise te guximshme, historike, te cilat do te kene ne fokusin e tyre interesat strategjike te vendit, jo interesat mikropartiake te momentit. "PBDNJ qe ne momentet e para te zgjedhjeve ka shprehur shqetesime shume jetike ne lidhje me menyren e zhvillimit te procesit zgjedhor. Natyrisht qe eshte pjese e ketij shqetesimi",-tha Dule.