Meta: Programi ynë, i qartë për punësimin dhe bujqësinë
Lideri i LSI-së, takim me banorët e Petrelës
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, gjatë takimit të zhvilluar me qindra banorë të Petrelës, ka deklaruar se programi që ka kjo forcë politike është programi më i besueshëm për punësimin dhe për bujqësinë. Ne e kemi bërë të qartë se prioriteti ynë është punësimi, punësimi, punësimi. Dhe për të realizuar këtë gjë do të marrim disa masa. Për bizneset e reja kemi thënë që për tre vjet nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitim, vetëm që të hapin vende pune. Për çdo vend pune të ri që hap një biznes ekzistues ne do të bëjmë një zbritje nga tatimet çdo muaj deri në 50 mijë lekë të vjetra, sepse i gjithë qëllimi është si të shtohen vende pune përderisa problemi kryesor është papunësia, nënvizoi Meta. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij përpara banorëve të Petrelës, kreu i LSI ka theksuar se kriza nuk del me llafe, por bujqësia do mbështetje, ndaj sipas tij duhet vlerësuar kostoja e prodhimit, duhet orientuar prodhimi që të grumbullohet më thjeshtë, duhet krijuar industria përpunuese në mënyrë që të ketë ku ta dërgojë prodhimin. Dhe që të bëhet kjo duhet patjetër që ai personi që do ta marrë përsipër të marrë kredi lehtësuese, do të thotë që shteti tia heqë tatim-fitimin për tre vjet, por që të japë banka kredi për në fshat, për një fabrikë vere apo vaj ulliri, shteti vetë duhet të marrë përsipër që të çlirojë bankat nga pasiguria që ka për të dhënë kredi për zhvillimin e bujqësisë apo të agro-përpunimit, veçoi ai. Duke parashtruar shqetëimin kryesor të vendit, për mbylljen e shumë fabrikave dhe lënien e mijërave vet pa punë, kreu i LSI ka përmendur kërkesën që kjo forcë politike i ka bërë Qeverisë për të paraqitur në parlament një plan për krizën, si do të ndihmohet biznesi, që tjua lehtësojmë kreditë. Sepse është situatë e vështirë për popullin, për biznesin dhe për të gjithë. Por, paradoksalisht Berisha thotë që Shqipëria dhe Kina janë vendet më të zhvilluara në botë, ndërsa vendi vazhdon të jetë në krizë, vioji Meta.Sipas tij, shteti duhet të krijojë lehtësira për fabrikat e fasonëve, sepse janë 100 mijë shqiptarë të punësuar dhe 90 për qind janë gra dhe vajza që punojnë atje, si dhe shumica e eksportit të vendit tonë jashtë, janë pikërisht nga këto lloj prodhimesh, ndaj Meta lajmëron se nëse shteti nuk krijon lehtësira, këto humbasin tregjet jashtë dhe njerëzit këtu ngelen pa punë, duke shtuar ushtrinë e të papunëve në Shqipëri. Shteti duhet të vendosë një fond garancie për bankat në mënyrë që ato të marrin guximin që të japin kredi për zhvillimin e bujqësisë dhe të fermave të ndryshme apo të bizneseve të ndryshme në bujqësi apo në agro-përpunim. Vetëm në këtë mënyrë duke dalë shteti garant me fonde konkrete, bankat do të jenë më të çliruara dhe do të jenë më të siguruara, por njëkohësisht këto kredi nuk do ti ndjekë vetëm banka, por do ti ndjekë edhe shteti që nuk ka interes të humbasë fondet e tij, nënvizoi Meta. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës së Petrelës, kreu i LSI, Ilir Meta shoqërohej nga sekretari i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin, Prof. Edmond Panariti.