E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “Protesta e Partisë Socialiste, si ftesa e Pezës”



Zëvendëskryeministri Ilir Meta e ka cilësuar protestën e socialistëve si festën që organizon Rama çdo vit në Pezë. Ndërsa ka komentuar ultimatumin e dhënë nga kreu u PS-së, Meta është shprehur se nuk mund të merret pushteti me dhunë. “Të jeni të sigurt që këtu, në radhë të parë, ka vend që këta zotërinj të reflektojnë dhe të kuptojnë që nuk merret pushteti me forcë, nuk merret pushteti me dhunë, nuk merret pushteti me ultimatume, sepse çështja e kutive është alibia e tyre. Ju thashë pak më parë, se kutitë i ka hapur vetë z. Rama, i ka firmosur vetë, i ka vulosur vetë, me 20 mijë komisionerë në të gjithë Shqipërinë. Kjo është vetëm një alibi për të bërë rrëmujë në Shqipëri. Po të jeni të sigurt që qytetarët shqiptarë do të distancohen, sikurse janë distancuar qartë nga këto rrëmuja. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe shqiptarët duan që të zgjidhen më mirë problemet e tyre”, - është shprehur Meta. Ai ka bërë të ditur se qeveria është e gatshme të dialogojë, por vetëm për kërkesa kushtetuese të PS-së. “Qeveria ka qenë dhe është e hapur vazhdimisht, por ultimatumi nuk mund të quhet dialog. Ultimatumi është ultimatum, vihet data dhe më pas konsiderohet i skaduar. Dialogu do të thotë që të shqyrtohet çdo kërkesë e ligjshme, ndërkohë që kërkesa për hapjen e kutive është e paligjshme është antikushtetuese, dhe këta zotërinj jo se kanë hallin e kutive, sepse vetë i kanë numëruar dhe certifikuar ato, por duan një alibi për rrëmujat në këtë vend, kur qytetarët duan qetësi dhe normalitet”, - është shprehur Meta, ndërsa ka ironizuar protestën e PS-së: “Edhe kjo hakmarrje që këta duan të bëjnë ndaj qytetarëve, meqenëse ata u distancuan nga weekend-protesta e Pezës, sepse kjo ishte festa e Pezës, por u bë në Tiranë, dhe tani nuk mund të hakmerren ndaj qytetarëve duke ndërprerë shërbimet nga pushteti vendor që drejtojnë vetë”, - është shprehur Meta.

24 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›