Meta: “Qeveria po shantazhon biznesin në prag të fushatës elektorale”
Kreu i LSI-së kundërshton vendimin e qeverisë për investigimin ndaj bizneseve. Meta flet edhe për komisionin hetimor ndaj Ramës: “Është i pakuptimtë”
Shaban Sulçe
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka kundërshtuar vendimin më të fundit të qeverisë për rritjen e kompetencave për tatim-taksat dhe investigimin ndaj biznesit shqiptar. Meta tha se ky vendim i qeverisë është një shprehje e hapur shantazhi që qeveria dhe kryeministri po i bën biznesit vendas dhe biznesmenëve në prag të fushatës elektorale. “Koha kur miratohet një vendim i tillë për investigimin dhe për përgjimin e biznesit është pikërisht një moment kur vendi njëkohësisht po përjeton pasojat e krizës ekonomike globale, por dhe pasojat e krizës ekonomike shqiptare për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë ‘Berisha’ të resurseve dhe të mundësive që ka vendi për zhvillim. Ndaj, Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron këtë vendim të fundit të qeverisë ‘Berisha’ për të investiguar biznesin, me pasoja të rënda përsa i takon ecurisë së biznesit në vendin tonë, e cila është problematike edhe për shkak të krizës globale, por dhe në mënyrë të veçantë për shkak të krizës shqiptare, që vjen nga kjo mënyrë sjelljeje arbitrare, selektive dhe policeske e qeverisë ‘Berisha’ ndaj biznesit”, - tha Meta. Ai deklaroi se qeverisja e ardhshme e LSI-së, që do të krijohet pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të ndërtojë raporte të fuqishme dhe transparente me biznesin dhe sipërmarrësit shqiptarë. “I shikojmë ata si katalizatorë të zhvillimit të vendit, të ekonomisë tonë kombëtare dhe punësimit të shqiptarëve”, - vijoi Meta.
Kartat
I pyetur nga gazetarët për marrëveshjen e mundshme midis maxhorancës dhe qeverisë që çmimi i kartave të identitetit për qytetarët pa pasaporta të jetë 200 lekë, Meta tha se LSI-ja mbështet çdo zgjidhje konsensuale në mënyrë që të shpëtohen zgjedhjet e 28 qershorit nga dështimi. “Prej disa javësh Lëvizja Socialiste për Integrim ka apeluar jo vetëm ndaj faktorëve përgjegjës për krizën e kartave të identitetit në vend, që janë pikërisht ata që bënë kodin aktual zgjedhor, por ka apeluar edhe për faktorin ndërkombëtar për të ndërmjetësuar për të zgjidhur këtë krizë, e cila dëmton rëndë standardet e zgjedhjeve dhe besimin e qytetarëve shqiptarë te ndershmëria e procesit të ardhshëm elektoral, që është vendimtar për integrimin europian të vendit. Ndaj ne jemi 100% dakord me çdo zgjidhje konsensuale, e cila ndihmon qytetarët shqiptarë të nxitojnë për të aplikuar për kartat e identitetit dhe me çdo zgjidhje që lehtëson koston e këtyre kartave për qytetarët, që janë në pamundësi për ta përballuar atë, sepse e tillë është gjendja në vendin tonë, kur dihet se më shumë se 1 milionë shqiptarë luftojnë çdo ditë me varfërinë”, - tha Meta.
Komisioni
Kreu i LSI-së foli gjithashtu edhe për Komisionin hetimor të ngritur nga maxhoranca në drejtim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Sipas Metës, ky komision është i pakuptimtë dhe shënon gjithashtu fundin teatral të një bashkëpunimi teatral. “Mendoj se Komisioni hetimor i ngritur nga ana e maxhorancës është pa kuptim, për arsye se Parlamenti e ka mbyllur mandatin e tij. Dhe së dyti, mendoj se një komision i tillë është një fund teatral i një bashkëpunimi teatral”, - përfundoi kreu i LSI-së, Ilir Meta.
25 Prill 2009