E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Rama, pengues permanent i integrimit

Deklarata Zv/Kryeministri akuzon opozitën për vizat dhe statusin kandidat

Kriza politike e qarkuar pas kauzës së transparencës ka sjellë me vete edhe investime politike që kanë synuar pezullimin e proceseve integruese të vendit. Numri dy i qeverisë, Ilir Meta, deklaroi dje pas një takimi me nxënës të dalluar të Luginës së Preshevës, se prej gati një viti opozita me në krye, Edi Ramën është përpjekur të bllokojë rrugën europiane të Shqipërisë duke u kthyer në një precedent unik. “Përpjekjet e z. Rama për të penguar proceset integruese të vendit janë shumë të gabuara, sepse është i vetmi rast në botë që për gati një vit opozita nuk ka dhënë asnjë kontribut pozitiv në drejtim të proceseve integruese. Ka gati një vit që nuk ka dhënë asnjë kontribut për asnjë nga kërkesat e udhërrëfyesit dhe përpjekjet e saj për të lobuar edhe me elementë, do të thosha aspak kredibël, për të dëmtuar imazhin e vendit, janë mjaft të gabuara”, u shpreh ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Duke marrë në konsideratë, zhvillimet e fundit dhe këmbënguljen e opozitës për të arritur te synimet e veta pa iu përmbajtur logjikës së lëshimit reciprok, ai ka nënvizuar faktin se kriza si e këtillë shfaqet edhe si artificiale. “...krizën që krijohet në mënyrë artificiale, nuk mundet ta faturojë te të tjerët, ndërkohë që të gjitha zgjidhjet edhe alternativat i ka pasur prej kohësh të paraqitura edhe nga ana e mazhorancës, të paraqitura dhe nga ana e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar të cilat kërkojnë një zgjidhje transparente në respekt të Kushtetutës”, u shpreh zv.kryeministri.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›