Rama: Berisha e mori këtë dhuratë nga lufta që ndodhi brenda llojit
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vazhduar fushatën elektorale në qytetin e Beratit ku ka prezantuar dhe kandidatët për deputet të PS-së, në këtë qark. Gjatë fjalës së tij kryetari i PS-së tha se pas 26 ditëve të majtët do të inaugurojnë politikën e re. Duke alternuar dhe pjesë të programit të partisë së tij, Rama ka thënë se pas 26 ditësh nxënësit, mësuesit, mjekët, sipërmarrësit, artistëve nuk do të persekutohen më nga qeverisja e tanishme që është në duart e një familje.
Ndryshimi nuk mund të ndodh pa ndodhur ndryshimi rrënjësisht i politikës. Politika jonë e re do të jetë në fshat, arsim shëndetësi, bujqësi, ndihmë për personat me aftësi të kufizuar, ka cituar Rama. Ndër të tjera, lideri socialist ka theksuar se politika e re do të jetë përtej të majtës dhe të djathtës për ti dhënë fund politikës së vjetër. Sipas tij, loja e vjetër ka mbaruar dhe betejën në 28 qershor e majta nuk do ta fitojë duke nxjerrë dhëmbët apo me luftë gjelash të politikës të vjetër. Sipas tij pas 18 vjetësh do të ketë ndryshime të qeverisë, e cila veç qimes nuk ka ndryshuar zakonin, pasi qeveritarët kanë parë interesat e tyre. Siç e kam thënë, nuk do ti përgjigjem thirrjeve të Berishës që të kandidoj për deputet, se nuk më duhet një mandat për të qenë ulur për të zgjidhur hallet e këtij vendi