Meta: Raporti negativ i BE, rezultat i korrupsionit të Sali Berishës

Kreu i LSI akuzon kryeministrin si shkaktar të izolimit të shqiptarëve
Menjëherë pas publikimit të raportit kritik të KE-së për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, ka reaguar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, fajësoi qeverinë Berisha si klienteliste dhe të papërgjegjshme, e cila përsërit të njëjtat premtime mashtruese elektorale të viti 2005 dhe që ka shënuar vetëm regres e dështim përgjatë 4 viteve. Sipas liderit të LSI-së, liberalizimi i vizave po mbahet peng nga demagogjia e programit elektoral të Partisë Demokratike dhe nga premtimet e pa mbajtura të saj. Meta u shpreh se nuk ka goditje më të qartë për mënyrën klienteliste, sesi është mësuar të punojë Berisha, sesa përgjigja e Bashkimit Evropian, që është çështje standardesh dhe jo çështje lobingjesh politike apo promovim interesash korruptive, sikurse nuk kanë munguar rastet e tilla me elementë edhe të komunitetit ndërkombëtar. Sipas tij, brenda një viti LSI do të plotësojë të gjitha standardet për liberalizimin e plotë të vizave mes Shqipërisë dhe BE-së. Konventa elektorale e dy ditëve më parë të Partisë Demokratike, nuk ishte gjë tjetër veçse një përsëritje identike e premtimeve mashtruese elektorale të vitit 2005 nga Partia Demokratike dhe Kryetari i saj z. Berisha. Ndryshimi vetëm këtë herë ishte rritja spekulative e përmasave të këtyre premtimeve, njësoj si interesat e piramidave mashtruese të vitit 96 97, të cilat sa më pranë falimentimit vinin, aq dhe më marramendëse i kishin interesat e tyre në rritje. Pra Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që 70 % e shqiptarëve kërkojnë më shumë punësim dhe të ardhura më të larta. Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që varfëria e shqiptarëve, është shtuar dhe se familjet shqiptare nuk mund të jetojnë më me 2 dollarë në ditë, u shpreh lideri i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Duke bërë një bilanc të qeverisjes aktuale, Meta u shpreh se Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që vendi është në një situatë të egër dhe se duhen iniciativa fiskale për bizneset dhe sidomos për bizneset fason, duke i ndihmuar ata për të përballuar sigurimet shoqërore apo për të përjashtuar nga fitimi bizneset në zonat e thella të vendit. Më tej ai theksoi se Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar se bujqësia dhe prodhimi bujqësor kanë nevojë për mbështetjen e shtetit dhe shumëfishimin e grandeve. Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar se arsimi dhe sidomos shëndetësia, janë në krizë; se analfabetizmi po rritet dhe shërbimi shëndetësor është i sëmuri më i madh në këtë vend ku Kryeministri është mjek, dhe ai jo vetëm që nuk premtoi dot ta shërojë, por i vetmi premtim që bën është të sjellë kompaninë gjermane për këtë punë. Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që taksa e tij e sheshtë, ka rënduar mbi të gjithë ata që i kanë të ardhurat dhe rrogat e pakta. Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që transparenca e tij në prokurimet publike, prokurimin elektronik, kthimin e pronave apo procesi i legalizimeve janë një dështim i plotë dhe tani del me teorinë në fund të mandatit, që të japë shërbime me konçension ndoshta ndonjë kompanie të mikut të tij Fazlliç, tha Meta. Duke u ndalur te kreu i qeveris dhe kryetari Partisë Demokratike, Meta deklaroi se Sali Berisha nuk ka guxim të thotë sesa kilometra rrugë shtroi nga 4 mijë kilometra të premtuara, por vazhdon të inaugurojë për herë të tretë dhe të katërt disa rrugë fshatrash. Sipas tij, lideri demokrat dhe Kryeministri i vendit Sali Berisha, të paktën një dështim e pranoi, se ujin që do tua jepte shqiptarëve 24 orë në 2013, kishte premtuar se do ta zgjidhte dhe do tu jepte 24 orë ujë shqiptarëve brenda vitit 2007. A mund të besohet më një Kryeministër i tillë që ju premton shqiptarëve lëvizjen e lirë, kur Bashkimi Evropian na rendit si më të papërgatiturit në rajon për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Prandaj nuk kemi se si të vlerësojmë ndryshe, një Qeveri të tillë e cila nuk është në gjendje as të plotësojë detyrimin më minimal për të garantuar prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Për të mos bërë përsëri bilancin e dështimeve të Sali Berishës edhe pas katër viteve të tjera, është më se e qartë se është detyra jonë dhe në radhë të parë e LSI-së për ta nxjerrë njëherë e mirë Sali Berishën në pension në 28 Qershor me votën e lirë të shumicës së qytetarëve shqiptarë, shtoi Meta. Më tej ai vijoi se shqiptarët nuk kanë më kohë për të analizuar dështimet skandaloze të qeverisjes Berisha dhe demagogjinë e tij skandaloze, por tani është Koha për Veprim, ndaj Meta ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë demokratët e zhgënjyer të bashkojnë votën për të larguar njëherë e mirë keqqeverisjen e Berishës dhe të gjitha strategjitë që ajo po le pas me në krye tragjedinë e Gërdecit dhe njëkohësisht bashkë me to dhe varfërinë, papunësinë dhe skamjen për shumicën e familjeve shqiptare.
Last Updated on Tuesday, 26 May 2009 17:48