Nishani: Rreth 1 milion e 100 mijë qytetarë kanë aplikuar për kartë identiteti
Sipas Ministri të Brendshëm, Bujar Nishani, rreth 1 milion e 100 mijë qytetarë kanë aplikuar deri tani për tu pajisur me dokumentet e reja elektronike. Nishani bëri të ditur se procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik po ecën me ritme të shpejta, saqë sipas tij, në çdo komunë të vendit, pavarësisht distancës dhe largësisë sa saj, të gjitha zyrat e aplikimit janë të hapura, dhe qytetarët po vazhdojnë të aplikojnë, duke shtuar se deri tani janë prodhuar mbi 900 mijë letërnjoftime elektronike, prej të cilave 535 mijë janë tërhequr nga qytetarët shqiptarë.
Ky proces i ka afruar qytetarëve shqiptarë një dokument të një standardi të lartë sigurie, të paarritur më parë në vendin tonë, proces, që është realizuar brenda një afati të shkurtër. Nisur nga ligji i ri zgjedhor, i cili përcakton se në zgjedhjet e ardhshme të 28 Qershorit, shqiptarët do të votojnë vetëm me letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën aktuale për jashtë shtetit dhe përparësi në këtë proces kanë ata shtetas të cilët nuk kanë asnjë nga mjetet e domosdoshme për votim, u shpreh Nishani.
Më tej ai sqaroi se nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet e reja elektronike, rreth 420 mijë prej tyre, janë pa pasaportë, ndërkohë që mbi 300 mijë letërnjoftime të prodhuara gjenden në zyrat e aplikimit në pritje për t'u tërhequr. Ministri i Brendshëm e cilësoi procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimin elektronik, një proces që është në interesin e çdo qytetari. Letërnjoftimi elektronik, më shumë se një dokument për votim, është një produkt i cili do t'u sigurojë qytetarëve shqiptarë shumë shërbime publike të ofruara nga institucionet shtetërore dhe një produkt me një siguri të madhe, për sa i përket identitetit të shtetasve. Duke hedhur poshtë dizinformimet e opozitës për këtë proces ministri i Brendshëm i kërkoi edhe një herë të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për të tërhequr dokumentin e tyre, ndërkohë që të tjerët, theksoi ai, të cilët nuk kanë aplikuar, duhet të shkojnë të aplikojnë për t'u pajisur me këtë dokument.