E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Kartat dhe pasaportat, kredencialet për të lëvizur drejt BE-së

Zëvendëskryeministri Genc Pollo nga Velabishti i Beratit i cilësoi letërnjoftimet e reja dhe pasaportat biometrike si kredencialet e shqiptarëve për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. "Heqja e vizave, një premtim gjithashtu i dhënë gjatë kësaj qeverie, po realizohet. Nuk jemi vetëm ne që e themi, janë dhe ministrat e Jashtëm të Evropës që po shprehen se brenda 2009-ës, shqiptarët me pasaportën biometrike mund të udhëtojnë në Greqi, në Itali, në Gjermani pa viza", u shpreh Pollo. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Ujësjellësit të Komunës Prezë. Ai tha se investimet e kryera në këtë komunë bëjnë diferencën mes dy qeverisjeve. Sipas tij, ndryshimi që predikojnë socialistët është kthim prapa. "Ne kemi detyrim që t‘u themi çdo qytetari të Tiranës, t‘u themi si shpërdorohet qeverisja e tyre, si abuzohet me pushtetin e tyre, se si taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës shkojnë në xhepat e një rrethi mafioz rrotull Edi Ramës", u shpreh Patozi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›