Meta: “Shpresoj që Rama të ketë reflektuar për Kodin Zgjedhor”
Kreu i LSI-së: “Po pres përgjigje pozitive nga Rama për t’u takuar për standardet e zgjedhjeve”. Meta: “Berisha nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia nëse cenohen zgjedhjet”
Shaban Sulçe
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shprehur optimist për gjetjen e rrugës së konsensusit me lidershipin e Partisë Socialiste për përmirësimin e Kodit të ri Zgjedhor, veçanërisht në pjesët e kontestuara të tij që ka të bëjë me procesin e administrimit të zgjedhjeve dhe me formulën e shpërndarjes së mandateve të deputetëve. Gjatë një deklarate për shtyp, Meta theksoi se shpresonte në një reflektim të Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjeve, ndërkohë që lideri i LSI-së përsëriti gatishmërinë për t’u takuar me liderin e PS-së Edi Rama për të diskutuar rreth Kodit Zgjedhor dhe rreth arritjes së standardeve të zgjedhjeve. “Unë shpresoj që edhe kryetari i Partisë Socialiste të reflektojë dhe të kontribuojë që të arrihen standardet e zgjedhjeve përmes kohës që kemi të gjithë në dispozicion për të reflektuar këto ndryshime në Kod. Bëhet fjalë për principe, për standarde, për kredibilitetin e një procesi zgjedhor, që është shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin, por bëhet fjalë edhe që opozita apo qoftë edhe vetë lidershipi i Partisë Socialiste të mos marrë mbi vete një faturë shumë të rëndë të cenimit të standardeve të zgjedhjeve, gjë që do të ishte në kundërshtim edhe me kontributin që kjo forcë politike ka dhënë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, - deklaroi Meta.
Komenti për Berishën
Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Berisha, sipas të cilit Kodi Zgjedhor duhet përmirësuar dhe se ai mbështet arritjen e një marrëveshjeje PS-LSI për këto përmirësime. Meta tha se kryeministri Berisha nuk është vërtet i shqetësuar për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por ai ka përgjegjësinë për mbarëvajtjen e tyre.
“Unë nuk besoj se Berishës i qan zemra vërtet për zgjedhje të lira apo për LSI-në. Unë jam i bindur që Berisha së pari e ndjen kontestimin e gjerë brenda vendit jo vetëm të faktorëve politikë, por edhe të shoqërisë civile, që duket qartë se ky debat veçse dëmton procesin e ardhshëm zgjedhor, ende pa nisur akoma, ende pa hyrë Kodi në fuqi. Kuptohet që Berisha në fund të fundit si kryeministër ka përgjegjësinë më të madhe nga të gjithë aktorët e tjerë në vend dhe synon, përmes qëndrimeve të tij të fundit, së pari t’u bëjë të ditur partnerëve ndërkombëtarë që nuk është ai problemi nëse nuk arrihen standardet e zgjedhjeve dhe, së dyti, në rast se do të ketë probleme me zgjedhjet synon që përgjegjësinë t’ia faturojë lidershipit të Partisë Socialiste, ose t’i trajtojë si probleme të brendshme të opozitës. Megjithatë, në çdo rast, Berisha nuk e shpëton dot veten e tij nga përgjegjësia e zgjedhjeve për aq kohë sa ai do të jetë në detyrën e kryeministrit”, - theksoi Meta.
Amendamentet
Meta foli gjithashtu edhe për amendamentet e propozimeve të LSI-së për Kodin e ri Zgjedhor. Kreu i LSI-së tha se këto amendamente janë parimore dhe synojnë përfaqësim të drejtë në procesin e administrimit të zgjedhjeve si dhe mënyrë të drejtë për shpërndarjen e mandateve. Sipas Metës, në rast të mosmarrjes parasysh të këtyre amendamenteve, procesi zgjedhor do të ishte tërësisht i kontestueshëm. “Ne dëshirojmë që të ketë reflektim nga të gjithë aktorët e rëndësishëm dhe që kanë përgjegjësi në këtë proces. Shqipëria nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të pakontestuara. Ne jemi të bindur se pa këto dy riparime të rëndësishme, procesi i ardhshëm zgjedhor është tërësisht i kontestueshëm, gjë që ne nuk e dëshirojmë”, - tha Meta.
18 Dhjetor 2008