Socialistët akuzojnë dhëndrin e Berishës si shkaktari i prishjeve në Jalë

Braçe: Jalën, qeveria ta trajtojë me seriozitet
Dita e djeshme u karakterizua nga një debat i ashpër në parlamentin shqiptar rreth akuzave të opozitës për bregdetin e Jugut dhe përfshirjes së qeverisë shqiptare në prishjen e banesave në Jalë. Reagimi i fundit i Bankës Botërore riktheu në skenë një mazhorancë akuzuese nga e akuzuar, ndërkohë që opozita në qendër të akuzave të saj kishte përfshirjen e dhëndrit të kryeministrit Berisha në këtë projekt. Ndërsa opozita u hodh e gjitha në sulm kundër nepotizmit të familjes Berisha dhe përfshirjen e dhëndrit të kryeministrit në shkatërrimin e shtëpive të Jalës, mazhoranca u hodh is një trup i vetëm në mbrojtje të dhëndrit Malltezi. Kryefjala e debateve të djeshme ka qenë dhëndri i Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili në intervistën e tij të dhënë një ditë më parë ishte kontradiktor në sqarimin e dhënë për prishjet e shtëpive të Jalës. Qeveria pas deklaratës së Bankës Botërore për projektin e Jalës duhet ta trajtojë këtë çështje me seriozitetin e duhur. Hetimi sapo ka filluar dhe do përfshijë një gamë të gjerë për çështjen dhe kjo e fundit nuk mund të konsiderohet e mbyllur, përderisa në projekt nuk lexon si e anulluar. Këtë deklaratë e dha dje në Kuvend, deputeti i PS, Erion Braçe. Më tej Bracce ka thënë se, nëse deklarata reflekton shqetësim për projektin dhe veçmas në mënyrën sesi janë trajtuar familjet në Jalë, qeveria ka reflektuar mungesë serioziteti. Nuk na bën dot ne shqiptarëve në raport me Bankën Botërore dhe opinionin ndërkombëtar dhe investitorët e huaj të shikojmë si trajtohet çështja e pronësisë së tokës në Shqipëri. Ai tha se që nga menaxhimi të dhënat janë shokuese sipas presidentit që ka kërkuar të hetojë çështjen. Sipas Braçes, është e papranueshme që një prej zyrtarëve më të lartë të Bankës Botërore të konsiderohet hajdutë parash. Gjatë fjalës së tij në kuvend, Braçe i ka adresuar qeverisë dy probleme të rëndësishme atë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjen e strehimit të pronave të ish-pronarëve. Ai ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila morri parasysh kërkesat e opozitës. Përsa i përket çështjes së familjarëve që banojnë në shtëpitë e ish pronarëve, kjo çështje nuk ka marrë zgjedhje edhe pse kanë kaluar 3 vjet. Nuk po gjen zgjedhje se qeveria neglizhon të zbatoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ta,- tha Braçe. Sipas tij, dy vendime që datojnë që nga 06 07 kërkojnë nga qeveria të trajtojë çështjen e familjarëve dhe njësoj siç u trajtuan 250 mijë të tjerë që përfituan nga privatizimi i banesave në 90. Ai tha se qeveria do japë kredi, por sipas tij është alternativë kundërshtuese ndaj dy vendimeve të kushtetueses, është e tejkaluar si çështje dhe është antikushtetuese, pasi nuk kanë mbajtur premtimin. Braçe theksoi se ajo që kërkohet është trajtimi i këtyre familjeve siç janë trajtuar familjet në 90. Deputeti Braçe u shpreh se në detyrimin tuaj duhet që ju brenda këtyre ditëve të sillni ndryshimet ligjore në raport me Gjykatën Kushtetuese për tu dhënë zgjidhje këtij problemi. Sipas tij, është abuzuar se janë bërë shtesa me para të shtetit, në rast se ish pronarëve do u duhet ti kthehet prona e tyre, shteti duhet ti kishte dhënë zgjidhje çështjeve anësore dhe të kateve në këtë apartament. Braçe tha se këto po u kthehen atyre që nuk po i gëzojnë. Së fundi, deputeti Braçe konstatoi se në Durrës janë 640 apartamente shtesa kati, apo anësore që kanë shkuar tek ata persona që nuk i kanë pronë të tyre dhe nuk kanë dokumente, por janë me dokumente të shtetit.
Balla: Hetimi i Jamarbër Malltezit në dorë të drejtësisë shqiptare
Pas deklaratës së Bankës Botërore, e cila morri përsipër përgjegjësitë e veta dy ditë më parë për pozicionin e saj ndaj atij që tashmë njihet si skandali i Jalës reagoi dje në kuvend lidhur pikërisht me këtë çështje shumë të përfolur, deputeti i PS, Taulant Balla. Dy ditë më parë Banka Botërore pranoi se është përdorur autoriteti i saj për të prishur shtëpitë e banorëve në Jalë të Vlorës duke shtrembëruar thelbin e projektit dhe duke anashkaluar mbikëqyrje korrekte të tij. Balla më pas iu referua deklaratës së kryeministrit Berisha pas Bankës Botërore, i cili sipas Ballës u mundua që të justifikohej, duke mbuluar pisllëqet e veta dhe duke larguar nga vetja akuzat se nuk ka lidhje me këtë dhe më pas duke ia hedhur të gjitha si përgjegjësi Bankës Botërore. Qeveria shqiptare dhe Sali Berisha dje, të mbetur të zbuluar, u munduan të fshehin të gjitha pisllëqet që janë bërë përmes këtij projekti, duke akuzuar në ajër njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje,- u shpreh Balla. Ai tha se përgjegjësi për koordinimin e projektit të financuar nga Banka Botërore është Jamarbër Malltezi, me një zyrë në Ministrinë e Punëve Publike dhe dhëndri i kryeministrit Berisha. Balla theksoi se Sali Berisha duhet të sqarojë publikisht se përse në mars 2007, vetëm pak javë përpara shkatërrimit të Jalës, dhëndri i tij i dërgoi një letër Policisë Ndërtimore, duke u bazuar në projektin e Bankës. Deputeti Balla tha se sipas raporteve të panelit, kjo letër diskutonte prishjen për shkaqe të zhvillimit dhe kërkonte ndihmën e policisë për një veprim sa më shpejt të ishte e mundur. Bashkangjitur letrës ndodheshin edhe dy disqe që përmbanin fotografi ajrore, të kryera me paratë e Bankës Botërore, që tregonin shtëpitë që duhet të prisheshin. Në një letër tjetër, sipas deputetit socialist Balla Malltezi tha se i ka dhënë Policisë Ndërtimore aparate digjitale dhe kompjuterë për të kontrolluar situatën në terren.
Email This Klikime: 8