E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Opozita të kërkojë falje politikisht qeverisë për Jalën

Pas deklaratës së Bankës Botërore, e cila ka marrë përsipër përgjegjësitë e projektit të Jalës, opozita duhet të kërkojë falje politikisht dhe jo të hedhë baltë e të spekullojë mbi qeverinë. Në këtë linjë ka qenë dje deklarata e ministrit të Punëve Publike, të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, e cila ka ardhur pas fjalimit të deputetit të PS, Erion Braçe. Duke iu drejtuar deputetit Braçe, Olldashi u shpreh se zotëria që citon pjesë të raportit është mirë të citojë pjesë të raportit, ku thekson nga zyrat e qeverisë nuk është hetuar dhe nuk hetohet për korrupsion. Duhet të kërkonte ndjesë dhe të thoshte më falni se ju kam rënë në qafë  politikisht. Ai vijoi se prisja të kishte një ndjesë për spekulimin, baltën që qëllimisht u hodh në këtë sallë dy javë më parë. Në memorien e deputetëve dy javë janë shumë pak, dikush tundi letrat dhe tha se qeveria është e korruptuar, Berisha është i korruptuar, Malltezi dhe Olldashi për shkak të projektit të Jalës. Olldashi tha se opozita të marrë përsipër një tjetër përgjegjësi, është e padenjë për një anëtarë të kuvendit të hedh baltë mbi shtetin e tij pa asnjë lloj kujdesi, dhe se administrata shqiptare nuk është administratë e PD. Nëse çështja e Jalës do të ishte e lehtë, u shpreh Olldashi unë do i kërkoja Bankës Botërore ti shpërblente qytetarët e Tiranës që u janë prishur shtëpitë. E dini sesa e palogjikshme është të bësh një gjë të tillë, si mundet që një opozitë të ngrihet për të stimuluar shkeljen e ligjit, po stimulojnë qëllimisht shkeljen e ligjit është e papranueshme. Nëse do të kishte përgjegjshmëri për ju duhet të kërkonit falje për gënjeshtrat që hodhët paturpësisht, tu kërkonit falje strukturave administrative që punojnë për këtë shtet, atyre banorëve të Butrintit dhe Ksamilit. Më pas Olldashi është ndalur tek çështja  e strehimit të atyre familjeve që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, ku qeveria ka deklaruar se do të japë kredi.
Ai deklaron se janë 3200 e ca familje dhe është vendosur të trajtohen me kredi, do jepen kredi interesat e të cilës do paguhen nga shteti, hua afatgjatë dhe jo kredi. Ai iu referua shqetësimit të deputetit Braçe për shtesat e pallateve. Është shqetësim real, me financim jo të ish-pronarit, nuk është moment që duhet ta trajtojë qeveria, nuk do të ketë mundësi, sepse  është çështje e gjykatës,- u shpreh Olldashi. Sipas tij, prek 3200 ish-pronarë që nuk kanë arritur të gëzojnë pronë që u është dhënë që në 45, tu japin mundësi këtyre njerëzve të marrin para pa interes nëpërmjet entit të banesave. Këto do ua mbulojë shteti, të zhvendosen në banesa të tjera. Përsa i përket ndërtimeve pa leje, Olldashi tha se kam  ndjekur që nga viti 2004  e deri më tani, saktësohet se qeveria duhet të vijojë me heqjen e ndërtimeve të paligjshme. Në 2005 kur keni qenë në pushtet, Banka Botërore ka parashikuar blerjen që në 2006 të kryet qëllimi i verifikimit të ndërtimeve të paligjshme, letra që koordinatori i ka përcjellë nuk është vetëm përmbushje që burojnë nga këto të vitit 2004 deri në 2007,- u shpreh Olldashi duke iu drejtuar opozitës. Sipas tij, janë prishur vetëm në zonën e bregut 300 ndërtime të paligjshme nga viti 2004-2007.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›