Meta: Situata drejt përmirësimit, por problemet vazhdojnë
Zëvendëskryeministri Ilir Meta deklaroi dje nga Shkodra se situata në këtë zonë po përmirësohet ndjeshëm, por ende nuk ka kaluar situata emergjente. “Kemi ende komuna të bllokuara. Komisioni ndërministror dhe shtabi i përgjithshëm do vazhdojnë ende të qëndrojnë këtu”, deklaroi ministri i Energjetikës nga Shkodra. Sipas tij, dy zonat më problematike vijojnë të mbeten Velipoja dhe Dajçi, të cilat janë të rrethuara nga uji. “Situata është problematike ende në Dajç e Velipojë”, theksoi zëvendëskryeministri, duke shtuar se nga ana e qeverisë po bëhen të gjitha përpjekjet për ta tejkaluar këtë situatë. Po kështu, problematike gjendja vijon të mbetet problematike në Komunën Ana e Malit, zonë e njohur kjo për përmbytje të mëdha gjatë viteve të fundit. Por nisur nga fakti se situata është qetësuar, dje 80 persona janë rikthyer në banesat e tyre duke lënë konviktet e qytetit të Shkodrës, ku qëndruan për disa ditë të evakuuar.