Meta: “Skrapari i ka thënë “Jo”, Sali Berishës që në vitin 1992”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje mitingun përmbyllës në Skrapar. Gjatë mitingut në sheshin e Çorovodës dhe Poliçanit, Meta shprehu bindjen për fitoren e LSI-së, jo vetëm në qarkun e Beratit, por në të gjithë Shqipërinë. Ai ftoi qytetarët e Skraparit të marrin pjesë në mitingun e madh që mbyll fushatën, në datën 25 qershor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. “Ilir Meta nuk vjen në Skrapar me autobusë nga Lushnja, nga Berati, nga Kuçova dhe nga Tirana, dhe nuk shkon me njerëz në rrethet e tjera të Shqipërisë, sikurse bëjnë dy drejtuesit e partive të vjetra. Ilir Meta shkon drejt 28 Qershorit me bindjen absolute në fitoren e LSI-së, si domosdoshmëri për të shpëtuar Shqipërinë nga kuçedrat e korrupsionit që po i vrasin shqiptarët dhe duan t i mbajnë në varfëri dhe të shtypur”, - tha ai. Meta shprehu mirënjohjen ndaj popullit të Skraparit për besnikërinë që ka treguar ndaj tij që nga viti 1992. Ai pohoi më tej se në 29 qershor do të shkojë në Skrapar me më shumë se 40 deputetë nga e gjithë Shqipëria. Po dje, Meta ka zhvilluar një miting në Fier ku theksoi se fitorja e LSI-së është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka futur përsëri i njëjti person, Sali Berisha, ai që e dogji dhe e shkatërroi më 97.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009