E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Takon ambasadorin kinez, indonezian dhe atë malazez

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Ilir Meta, priti dje ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, z. Wang Junglin. Marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe vizita e ardhshme e zv.kryeministrit kinez në Tiranë ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi kortezie. Gjatë një tjetër takimi me ambasadorin e Indonezisë, zoti Meta solli në vëmendjen e palës indoneziane çështjen e pavarësisë së Kosovës, si një realitet të ri politik dhe stabilizues në rajon. Po dje, ambasadori i Malit të Zi, Zeljko Perovic, gjatë takimit me ministrin Meta, vlerësoi lidhjet e qëndrueshme tradicionale midis Podgoricës dhe Tiranës, si shembull kuptimplotë i ndikimit që ato kanë në zhvillimin e ndërsjellët mes dy vendeve fqinje dhe më gjerë në rajon. Meta mori dje edhe një mesazh urimi për detyrën nga ministrja e Jashtme e Konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, z.Alexander Stubb.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›