Vendet vakante, si mund t‘i zëvendësojë KQZ komisionerët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kompetenca të plota për të zgjidhur ngërçin e krijuar në ngritjen e strukturave zgjedhore, pasi partia më e madhe në opozitë, PS, nuk çon komisionerët në zgjedhjet e pjesshme lokale. Kodi Zgjedhor i jep të drejtën këtij institucioni që të bëjë të gjitha përpjekjet, në mënyrë që partitë opozitare të shlyejnë detyrimin e tyre ligjor, por në rast të kundërt ajo ka të drejtë të plotësojë vendet vakante me anëtarët të përzgjedhur prej saj. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njasi Kosovrasti sqaroi se Kodi Zgjedhor e detyron Partinë Socialiste që të çojë emrat e anëtarëve në të gjitha strukturat e zgjedhjeve, pavarësisht nëse ajo merr pjesë në garë. Ky detyrim vlen edhe për PBDNJ-në si parti e dytë e opozitës. Por dy partitë e kanë zyrtarizuar të paktën në KQZ bojkotimin e zgjedhjeve e si rezultat edhe mosdorëzimin e listës së emrave për anëtarët e KZAZ-ve. Kosovrasti shpjegon se nëse dy partitë nuk e përmbushin detyrimin ligjor, KQZ duhet të vijojë përpjekjet deri në fund. Por nëse ditën e zgjedhjeve vijon të kenë vende vakante, atëherë KQZ ka të drejtë të bëjë zëvendësimet. Partia e Punës, që është regjistruar në këto zgjedhje, nuk mund të bëjë propozimet, pasi ajo nuk është parti parlamentare. Zëvendësimet duket se do të kryen nga një kontingjent i përzgjedhur nga Komisioni Qendror falë eksperiencave të përfituara nga zgjedhjet e mëparshme, që mund të jenë të partive të ndryshme. Nëse partia më e madhe e opozitës, që në këtë rast është Partia Socialiste, nuk dorëzon emrat për anëtarët e KZAZ-ve, Kodi Zgjedhor parashikon se të drejtën për të propozuar anëtarë në KZAZ e ka partia e dytë e opozitës, ose PBDNJ. Kodi parashikon gjithashtu edhe bojkotin e kësaj të dytës. Në këtë rast, procedurat fillojnë nga e para, dhe KQZ ka të drejtë t‘i bëjë vetë zëvendësimet. Pika 5 e nenit 29 e Kodit Zgjedhor parashikon se nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ-të, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij
Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1, shkronja "a" e këtij neni, çka do të thotë që procedura nis nga fillimi në përzgjedhjen e anëtarëve, deri në balancimin e KZAZ-së, siç e kërkon ligji. Ndërkohë, dje pasdite KQZ miratoi kërkesën e tre partive për regjistrim në zgjedhjet e 15 nëntorit, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë së Punës.