E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të rinjtë, pjesë e qeverisjes

Lideri i LSI, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën e LRI-së në Durrës. Ai tha se "rinia e Shqipërisë nuk mund të jetë më viktimë e politikës që injoron, e politikës që kufizon çdo ditë mundësitë e të rinjve, e politikës që vret shpresën e rinisë dhe të politikës që pengon të drejtën e përfaqësimit tuaj në vendimmarrje". Meta u shpreh se Shqipëria nuk mund të integrohet dhe të zhvillohet me njerëz që i përkasin të vjetrës, që kanë hall se çfarë do të bëjnë nesër, por me njerëz të rinj si për të vendosur për të ardhmen e tyre. "Nuk mund të ecet përpara me këta njerëz, që e kanë lënë Shqipërinë ende në tranzicion. Vetëm një fuqi dhe shpirt të tillë të solidaritetit njerëzor dhe politikë si ajo që LRI-ja po transmeton fuqishëm gjatë këtyre muajve të fundit, mund të ngrejë në këmbë të gjithë rininë e Shqipërisë", nënvizoi kreu i LSI-së. Sipas tij, rinia sot nuk mund të pranojë më këtë korrupsion galopant që po bën qeveria sot, por nuk mund të pranojë gjithë këtë sistem të korruptuar qeverisës në Shqipëri. "Sikurse nuk mund të pranojmë më që rinia po vritet për hir të këtij korrupsioni, sikurse ndodhi pak javë më parë vetëm pak kilometra larg nga Durrësi, pra në Gërdec", shtoi ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›