E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Tërheqja e investimeve të huaja në Shqipëri, duhet të trajtohet me prioritet

28-03-2012 / Gazeta 55

“Shqipëria është një vend i sigurt për investitorët dhe portë hyrëse për në të gjithë rajonin”


Uashington- Kreu i Lëvizjes Socaliste për Integrim Ilir Meta ka mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik të Evropës Juglindore në “John Hopkins University” në SHBA. Gjatë fjalimit të tij, kreu i LSI u shpreh se tërheqja e investimeve të huaja në vendet e Evropës Juglindore duhet të jetë prioritet kryesor, duke shtuar se Shqipëria dhe fqinjët e saj kanë avantazhe që lidhen me krijimin politikave fleksibël të punës, si dhe potenciale gjithnjë në rritje të produktivitetit. Ndërkaq zoti Meta bëri një ekspoze të realitetit ekonomik të Shqipërisë me theks të veçantë në reformat e ndërmarra nga Qeveria për krijimin e një ambienti sa me miqësor ndaj biznesit dhe veçanërisht për lehtësimin e barrës fiskale dhe burokratike për thithjen e investimeve. Për këtë arsye ai tha se Shqipëria është një vend tepër atraktiv dhe i sigurt për investitorët, të cilët duhet ta shohin atë si një portë hyrëse për tërë rajonin. Po ashtu kreu i LSI-së iu përgjigj interesimit të mediave sa i përket investimeve në vendin tonë ndërsa tha se Shqipëria është përqendruar në thithjen e investitorëve në ato sektorë si energjia apo burimet minerare për vetë mundësitë që vendi ofron. Nga ana tjetër kreu i LSI-së vuri theksin në nevojën e përkushtimit ndaj të rinjve, formimit të tyre profesional dhe krijimit të sa më shumë vendeve të reja të punës për ta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›