E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Beretat e Kuqe të Serbisë janë përsëri nën akuzë për vrasjen e kryeministrit Gjingjiç

28-03-2012 / “Southeast European Times”

Nëntë vjet pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç, familja dhe avokati i saj vënë në pikëpyetje në se të gjithë përgjegjësit për vrasjen janë sjellë përpara drejtësisë. Gjingjiç u vra nga një anëtar i policisë së zgjedhur, themeluar nga Slobodan Millosheviç, jashtë ndërtesës kryesore qeveritare në 12 mars 2003. Ish koloneli i sigurimit shtetëror Milorad Ulemek, njohur si Legija dhe ish nënkoloneli i sigurimit shtetëror Zvezdan Jovanoviç u dënuan me 40 vjet burg për vrasjen. Jovanoviç ishte një anëtar i njësisë së operacioneve speciale Beretat e Kuqe (JSO) ngritur nga Millosheviçi në vitet 1990. Anëtarët e të ashtuquajturit Klani i Zemunit u paditën gjithashtu për përfshirje në vrasje. Avokati i familjes Gjingjiç, Srgja Popoviç, i tha SETimes se nxitja politike e vrasjes ishte në trazirën e Beretave të Kuqe në 2001. Sipas Popoviç, disa dëshmitarë folën për pjesëmarrjen e ish presidentit jugosllav Vojslav Koshtunica në rebelimin e JSO. "Ka dëshmi të dhëna gjatë hetimit që hedhin dyshim mbi pjesëmarrjen e Koshtunicës dhe prokuroria e di këtë," tha Popoviç. Rebelimi i anëtarëve të JSO nisi në 8 nëntor 2001 dhe zgjati nëntë ditë, duke përfunduar në 17 nëntor. Në 2010, Popoviç paraqiti raportet penale lidhur me rebelimin e JSO. Përveç anëtarëve dhe komandantëve të njësisë së posaçme, duke përfshirë rekrutët kryesorë për vrasjen, Legija dhe Jovanoviç, padi u ngritën gjithashtu kundër Koshtunicës, kreu i Partisë opozitare Demokratike të Serbisë (DSS). Raporti kundër Koshtunicës u paraqit sepse "në kundërshtim me kushtetutën, si komandant i forcave të armatosura të vendit, ai nuk i dha fund rebelimit të njësisë së operacioneve të posaçme". Zyra e prokurorisë për krimin e organizuar ngriti akuza kundër tetë nga ish Beretat e Kuqe për organizimin e rebelimit të armatosur, në 9 mars. Nuk u ngritën akuza kundër Koshtunicës pasi përfshirja e tij nuk qe provuar, tha prokurori. "Provat hedhin dyshim mbi Koshtunicën; ka dëshmi në rastin e vrasjes së Gjingjiç. Le të kujtojmë vetëm se Koshtunica mbështeti me gjithë zemër JSO gjatë rebelimit. Kishte një konflikt të madh lidhur me dorëzimin e Millosheviçit në gjykatën e Hagës, me të cilin Koshtunica qe kundër, së bashku me bashkëpunimin me gjykatën. Koshtunica u përpoq të pengojë Gjingjiç në çdo hap," tha Popoviç. Përfaqësuesit e Koshtunicës, tani në opozitë me qeverinë, hedhin poshtë çdo lidhje midis kreut të tyre, rebelimit të JSO dhe vrasjes së Gjingjiç. "Rasti u mbyll me prapësimin e raportit penal. Akuza të mëtejshme janë të pakuptimta," i tha SETimes zëdhënësi i partisë opozitare LSD, Petar Petkoviç. Ai tha gjithashtu se Koshtunica, në ardhjen në fuqi dhe marrjen e postit të kryeministrit pas vdekjes së Gjingjiç, ndali të gjitha reformat, duke përfshrië konceptin e ri të Gjingjiç të Serbisë në Evropë. "Njerëzve u qe dhënë një shpresë, panë një qëllim, drejtim. Vetëm koncepti i i integrimit në BE ka mbetur nga trashëgimia e tij," tha Popoviç. Gjingjiç kujtohet ende. Në 10 mars, 20,000 qytetarë të Beogradit morën pjesë në "Ecjen për Zoranin", një marshim në kujtim të tij, organizuar nga Partia Liberale Demokratike (LDP). Ecja u kryesua nga ish ndihmësi i Gjingjiç dhe tani presidenti i LDP, Çedomir Jovanoviç, i cili tha se Serbia duhet të përballet me të vërtetën e prapakenës politike të vrasjes. "Është një detyrim i shtetit të kryejë këtë detyrë dhe të hedhë dritë të plotë mbi prapaskenën politike, sepse askush nuk i shpëton të vërtetës," tha Jovanoviç. "Vitet kanë kaluar, po kjo nuk e pakëson rëndësinë e ideve të Zoran Gjingjiç. Kjo ecje është një shprehje respekti për Zoranin, si dhe gadishmëri për të bërë punën për të cilën ai dha jetën e tij," shtoi ai. Një nga pjesëmarrësit, Dragan Borisavljeviç, 41 vjeç, një mjek nga Beogradi tha se Serbia do të ishte bërë një vend krejtësisht ndryshe po të kishte jetuar Gjingjiç. "Ne do të ishim patjetër atje ku Kroacia është tani; nuk do të kishte më probleme të pazgjidhura dhe do të ecnim përpara, si pjesa tjetër normale e botës," tha Borisavljeviç.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›