E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të hapet rruga tek Blloku”

“Prisja që sot në rendin e ditës të ishte futur edhe projektvendimi për kthimin e rrugës tek ish-Blloku në rrugë pedonale. 

 Me inaugurimin e kësaj rruge, Bashkia e Tiranës ka shkelur tërësisht kompetencat e saj. Pasi ne nuk e kemi marrë një vendim të tillë”, u shpreh Gjergj Bojaxhi përfaqësues i PD në Këshillin Bashkiak. Ai kërkoi që duke filluar nga dje të hapej rruga tek ish-Blloku, pasi bllokimi i saj për sa kohë nuk është marrë vendimi në këshill është i paligjshëm. “Do t’i kërkoja bashkisë të heqë traun dhe ta lërë rrugën e hapur siç e kërkon ligji sot. Le të sjellë studimin përkatës, të cilin thotë se e ka gati dhe pastaj të bëjmë jo një, por dhjetë rrugë pedonale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›