Votimi i Legalizimeve përçan të djathtën
• Opozita dhe republikanët votuan kundër nismës së qeverisë për ndryshimet në ligjin e Legalizimeve. Me 52 vota pro dhe 24 kundër, maxhoranca ka kaluar nismën e saj, duke i dhënë më shumë kompetenca ALUIZNI-t.
BLEDAR HOTI
Ky institucion do të ketë të drejtën për dhënien e titujve të pronësisë, duke shmangur pushtetin vendor. Diskutimi i këtij projektligji ka pasur debate të ashpra ndërmjet ministrit të Transportit, Sokol Olldashi dhe socialistëve Blendi Klosi dhe Erion Braçe. Ndërsa minimumi i votave të djeshme të maxhorancës, tregon se nisma nuk u mbështet plotësisht nga të djathtët, e cila ka mbi 80 vota gjithsej. Duke folur në emër të grupit parlamentar të PS-së, Blendi Klosi theksoi se, "kjo nismë që paraqet jepet për efekte elektorale dhe se kjo do të kthejë shabinizimin e territorit të Shqipërisë". Klosi deklaroi më pas se opozita do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë nismë që po miratohej në Parlament. Ministri Olldashi është kundërpërgjigjur se, "modeli që ne ofrojmë është një model ligjor, ndërsa modeli i socialistëve është ai i komunës së Kasharit, ku tre kryetarët e fundit janë aktualisht në burg". Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, ka deklaruar se qeveria po ndërmerr këto ndryshime vetëm për qëllime politike, për shkak të afrimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. "Kjo nismë vjen me shumë vonesë për shkak paaftësisë suaj administrative për ta kryer këtë proces dhe ka ardhur dhe për shkak të qëllimeve tuaja politike për ta ofruar këtë proces apo për të kondicionuar zgjedhjet e ardhshme politike me këtë proces, pra për të kondicionuar votën e shqiptarëve me ato tapi", deklaroi Braçe. Ai theksoi se, "e keni shtyrë procesin jashtë afateve dhe vazhdoni e thoni në program se procesi i legalizimeve do përshkohet nga elementë socialë në favor të shtresave në nevojë dhe, se shteti merr përsipër kompensimin e pronave të tokave të zëna nga të gjithë të shpërngulurit. Legalizimi i shtesave të pallateve do të bëhet me një gjobë prej 4 për qind se çmimi i tyre. Por Olldashi ka akuzuar ashpër krerët e bashkive që drejtohen nga ana e opozitës, të cilët kanë penguar procesin e legalizimit të këtyre zonave informale. "Në 8 vjet të opozitës së sotme, nuk u bë asnjë përpjekje për këtë problem. Ata që sabotojnë në mënyrë permanente procesin e legalizimit, janë kryetarët e bashkive në qytetet e mëdha, të cilët i përkasin opozitës. Janë Tirana, Elbasani dhe Fieri. Ne po bëjmë procesin dhe po e përshpejtojmë, modeli që ne ofrojmë është ligjor", deklaroi Olldashi. Ministri theksoi se, "ajo që ne duam të bëjmë me këtë ligj është konservimi i asaj çka ndodhur deri tani dhe moslejmimi i ndërtimeve të reja. Ndryshimet që propozohen nuk kanë të bëjnë me këtë çështje, se këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka asnjë rrezik që ndërtimet në këtë ligj të cenojnë autoritetin e pushtetit vendor për kontrollin mbi territorin, për më tepër që ne kemi kryer një reformë decentralizimi dhe inspektoratin ndërtimor pikërisht për të plotësuar kontrollin mbi territorin". Deputeti i PD-së, Ardian Kollozi u shpreh se, "opozita ka luajtur një rol bllokues në miratimin e këtij projektligji, pasi nuk kanë propozuar asnjë propozim konkret, duke e lënë që nisma të shtyhet pambarimisht". Ndërsa kreu i grupit parlamentar republikan, Arian Madhi deklaroi se, "tetë deputetët e PR-së do të votojnë kundër, pasi është një projekt që cenon raportet e mirëkuptimit që u rrit në ligjin bazë në fuqi".
Institucionet
"Neni 8/1
Në nenin 13 bëhet ky ndryshim:
Në pikën 3, fjalët "Policinë e Ndërtimit" të zëvendësohen me fjalët "Inspektoratin Ndërtimore e Urbanistike të bashkisë/komunës/qarkut"
5- Pas nenin 13 të projektligjit, të shtohet 13/1 me këtë përmbajtje:
"Neni 13/1
Në nenin 23, fjalët "sipas pikës 2, të nenit 16 të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 "Për sistemin e taksave vendore" të ndryshuar", të zëvendësohen me fjalët "sipas pikës 2 të nenit 27 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" të ndryshuar"
Neni 18 i projektligjit
1- Në fillim të nenit të shtohet një pikë e re me këtë përmbajtje:
"Në nenin 32, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, bëhen këto ndryshime:
a) shkronja "a" riformulohet si vijon:
a) 20 për qind e të ardhurave në buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore për investime vendore, në infrastrukturë e shërbime, për zonën/bllokun me ndërtime të legalizuara dhe për sistemimin me banesë të familjeve të pa streha, sipas nenit 35 të këtij ligji:,
b) në shkronjën "b", fjalët "Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave" zëvendësohen me fjalët "Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave"
2. - Në fjalinë e parë të projektligjit, fjalët "të nenit 32" të hiqen dhe pikat në vazhdim të shënuara me numra 1,2,3 të shënohen me shkronja përkatësisht "a", "b", "c".
"Neni 33
Dispozitë detyruese
Mosdeklarimi brenda afatit kohor, si dhe mosparaqitja nga subjekti vetëdeklarues i dokumentacionit të plotë ligjor, sjell përjashtimin nga procesi i legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të ndërtimeve informale dhe prishjen e objektit pa leje, në përputhje me ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 "Për inspektimin e ndërtimit".
"Neni 35
Trajtimi i rasteve të veçanta brenda vijës së verdhë për efekt të planit rregullues
Për ndërtimet pa leje të parashikuara në pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji:
1. Familja që disponon ndërtimin pa leje në këtë territori, do të përfshihet në kategorinë e familjeve të pastreha.
2. Statusi i parcelës ndërtimore nuk ndryshon, ndërsa objekti pa leje shfrytëzohet nga familja, që e disponon atë deri në momentin e sistemimit me banesë.
3. Procedura dhe mënyra e sistemimit me banesë të familjeve të pastreha sipas këtij ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut ndërhyn për prishjen e objektit me njoftimin nga ALIZNI, kur disponuesi i ndërtimit pa leje është sistemuar me banesë."
"Neni 23/1
Në nenin 43, të shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
"3. Për rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij nenin, kur procesi i vetëdeklarimit është kryer nga blerësit e ndërtimit me shtesë, legalizimi i ndërtimit informal kryhet në favor të këtyre të fundit. Për subjektin / shoqëritë ndërtuese (dhe / ose investitorin) do të hiqen procedurat për pagesën e penaliteteve".