Pronat, Kuvendi miraton nismën Madhi
• Pas shumë peripecish, Kuvendi ka miratuar nismën e republikanit Arian Madhi për amendimin e ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronave".
Me shumicë votash, me mbi 70 vota, maxhoranca miratoi ndryshimet e paraqitura nga republikanët, ku më kryesori është ai për shtyrjen e afatit të depozitimit të dokumenteve nga ana e subjekteve të shpronësuara pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ky afat kishte skaduar sipas ligjit aktual që në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Mbi bazën e propozimeve u vendos që "afati i depozitimit të dokumenteve të realizohet brenda 31 dhjetorit të vitit 2008". Sipas iniciatorit të kësaj nisme, Madhi, "ndryshimi ligjor i realizuar i jep të drejtën dhe ish-pronarit, që për shkaqe të përligjura t'i drejtohet gjykatës për marrjen në konsideratë të kërkesës së tyre për njohje pronësie". Gjithashtu në ndryshimet e realizuara tashmë në ligj, i vihen kushte të reja qeverisë, nëpërmjet afateve kohore që të realizojë fondin për kthimin fizik të ish-pronarëve. Ky detyrim nëse përmbushet do të bëjë të mundur që Agjencia e Kthimit të Pronave të realizojë procesin e kompensimit fizik të pronave, duke pasur fondin e saj. Ndërsa janë shtyrë dhe një sërë afatesh që kanë të bëjnë me kthimin fizik të pronave për ish-pronarët. Ndryshimet në ligjin e pronave u paraqitën nga republikani Madhi nëntë muaj më parë, por votimi në seancë u bllokua për arsye që qeveria e lidhi me ndryshimet për ligjet e tjera që kishin të bëjnë me tokat bujqësore. Të tilla janë nismat e qeverisë për verifikimin e titujve të pronësisë në të gjithë vendin, si dhe të tokës së dhënë për shpërblim, pa të drejtë pronësie.